Friday, May 17, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeMODËLIFESTYLEMadonna çudit fansat

Madonna çudit fansat

Shumë njerëz online u shprehën të tronditur me paraqitjen e Madonna-s pasi ajo postoi një video në Instagram ku nuk njihej.

Këngëtarja u pa me një buzë të fryrë teksa tregonte një model flokësh rozë dhe vetulla bionde, ndërsa struktura e saj kockore dukej më në formë zemre se zakonisht.

Përdoruesit e rrjetit nxituan të vinin në dukje se këngëtarja 64-vjeçare nuk dukej më si ajo, madje disa e quajtën mbretëreshën e popit “të çuditshme”.

“Ti nuk dukesh më si Madona…. :-(”, ka shkruar një përdorues i Instagramit në pjesën e komenteve të postimit.

“Kjo nuk është Madonna apo jo? Çfarë i ndodhi asaj? Ajo nuk duket si më parë,” u shpreh një person i dytë.

“Çfarë ka bërë ajo me fytyrën e saj,” pyeti një i tretë, duke shtuar një pyetje tjetër: “Çfarë i ke bërë vetes?”

“Më vjen keq… por kjo duket e frikshme. Ti ishe e bukur ashtu siç ishe. Është e trishtueshme që kaq shumë gra bien viktimë e dëshirës për t’u dukur 20-vjeçare përgjithmonë dhe e teprojnë me fillerat dhe operacionet,” shkroi një tjetër.

“Halloween erdhi herët,” tha një tjetër.

Disa njerëz gjithashtu e krahasuan pamjen e Madonnës me atë të Marilyn Manson, ndërsa të tjerë thanë se ajo i ngjan Amanda Bynes dhe Pete Burns.

Megjithatë, pati edhe disa fansa të artistes që e mbrojtën atë, duke thënë se njerëzit duhet të merren me punët e tyre dhe të mos e gjykojnë atë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME