Makina shpërtheu në ecje, 2 të plagosur. Një vdes gjatë rrugës për në Tiranë.

Dy të plagosurit nga shpërthimi i makinës në ecje mbrëmjen e sotme në lagjen ’18 shtatori’ në Gjirokastër, ndërkohë që njëri prej tyre ka ndërruar jetë gjat rrugës që po transportohej për ndihmë të specializuar në spitalin e traumës në Tiranë.
Mësohet se gjëndja shëndetësore e Rigers Mela është e rëndë por jasht rrezikut për jetën , ndërsa drejtuesi i mjetit Beqir Devolli ka ndërruar jetë gjat rrugës për në Tiranë.
Dyshohet paraprakisht se shpërthimi mund të jetë shkaktuar nga vendosja e një sasie lënde plasëse në automjet.
Shpërthimi ndodhi rreth orës 22:00 në bulevardin ’18 shtatori’, ndërsa makina ishte në ecje dhe më pas u përplas me trafikndarësen
Makina drejtohej nga Beqir Devolli. Të dy të plagosurit u transportuan në reanimacionin e spitalit të Gjirokastrës në gjëndje të rëndë shëndetësore dhe pritet që të mbërrijnë në Tiranë.

Viktima Beqir Devolli
Në fillim u dyshua se mund të kishte qenë shpërthimi i impiantit të gazit por më pas u mësua se makina rezultoi se kishte qenë me naftë.
Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa pritet zbardhja e plotë e saj nga grupi hetimor.
Njoftimi i Policisë:
GJIROKASTËR/ Shpërthen në ecje automjeti tip Benz, përfundon në mes të trafikndarëses, dy të plagosur rëndë
Një automjet tip “Benz” ka shpërthyer në ecje në lagjen “18 Shtatori” në Gjirokastër, duke përfunduar në mes të trafikndarëses. Nga ngjarja kanë mbetur të plagosur rëndë dy persona, shtetasit Rigers Mela dhe Beqir Devolli, ky i fundit drejtuesi i automjetit. Të dy të plagosurit ndodhen në reanimacion, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Dyshohet paraprakisht se shpërthimi mund të jetë shkaktuar nga vendosja e një sasie lënde plasëse në automjet. Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa pritet zbardhja e plotë e saj nga grupi hetimor.










