Wednesday, July 3, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTManaj sezoni shumë pozitiv, Spezia mer vendimin

Manaj sezoni shumë pozitiv, Spezia mer vendimin

Rey Manaj u huazua në fillim të sezonit nga Barcelona B te Spezia. Sulmuesi shqiptar ka zhvilluar një sezon shumë pozitiv duke ndihmuar jo pak ekipin e tij për të siguruar mbijetesën.

Pesë gola ka realizuar sulmuesi i kombëtares shqiptare në Serie A me bardhezinjtë e Thiago Motta, që ndodhet katër pikë mbi zonën e ftohtë.

25-vjeçari nga Lushnja i ka bindur të gjithë te Spezia. “Gazzetta dello Sport” shkruan se drejtuesit e klubit italian kanë vendosur të blejnë kartonin e lojtarit në fund të sezonit.

Spezia pritet të paguajë 2.7 milionë euro te Barcelona B për ish-lojtarin e Interit. Manaj ka veshur 30 herë fanellën e kombëtares kuqezi, duke gjetur rrjetën në gjashtë raste.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME