MAGAZINË

Mariah Carey reagon pas refuzimit nga Rock & Roll Hall of Fame

Këngëtarja Mariah Carey nuk duket e shqetësuar pasi nuk u përfshi në listën e artistëve të futur këtë vit në Rock & Roll Hall of Fame.

E pyetur nga mediat në Nju Jork nëse e shqetëson ky fakt, 57-vjeçarja u përgjigj shkurt: “Jo… kujt i intereson? Le t’ia japin dikujt tjetër, fantastike.”

Në mesin e artistëve që do të nderohen këtë vit janë emra të njohur si Phil Collins, Billy Idol, Sade dhe Wu-Tang Clan, mes të tjerëve. Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të mbahet më 14 nëntor në Los Anxhelos dhe më pas do të transmetohet në televizion dhe platforma streaming.

Megjithëse nuk është përfshirë këtë vit, Mariah Carey mbetet një nga artistet më të suksesshme në historinë e muzikës. Ajo ka 19 këngë që kanë arritur vendin e parë në klasifikimet muzikore – më shumë se çdo artist solo tjetër – si dhe ka fituar pesë çmime Grammy.

Carey është përfshirë gjithashtu në Songwriters Hall of Fame në vitin 2020 dhe së fundmi është nderuar si “Personi i Vitit 2026” nga MusiCares.

Në një intervistë të fundit, këngëtarja theksoi se nuk e konsideron veten një “legjendë”, pavarësisht suksesit të madh. “Unë thjesht vazhdoj të punoj dhe të përpiqem,” u shpreh ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button