AKTUALITET

Matura Shtetërore/ Mbahet të martën testimi i gjuhës shqipe dhe letërsisë

Mbi 26.600 maturantë zhvillojnë sot provimin e dytë të Maturës Shtetërore 2026, atë të gjuhës shqipe dhe letërsisë. Provimi do të nisë në orën 10:00 dhe do të zgjasë 2 orë e 30 minuta. Në të gjithë vendin janë 144 qendra provimi në shkolla. Mbarëvajtja e procesit do të mbështetet nga 2087 mësues administratorë dhe 170 monitorues të Ministrisë së Arsimit.

Maturantët më 16 qershor do të zhvillojnë provimin e Matematikës dhe më 23 qershor Provimin me zgjedhje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button