Tuesday, October 15, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETMendimet e policit në Fiks - Fare, policia Fier jep sqarimin

Mendimet e policit në Fiks – Fare, policia Fier jep sqarimin

Fier – Në lidhje me pamjet e transmetuara mbrëmjen e djeshme në emisionin investigativ “Fiks Fare”, në të cilat shfaqet një punonjës policie duke dhënë mendime dhe deklarata personale, për një rast, për të cilin dyshohet se një shtetas ngacmon seksualisht vajzën e tij me aftësi të veçanta, ju informojmë se:

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale, për nisjen e hetimit disiplinor për shkelje të rëndë disiplinore, për punonjësin e Policisë, shtetasin F. H., me detyrë Specialist i Policimit në Komunitet.

Punonjësi i Policisë, gjatë filmimeve për realizimin e emisionit investigativ, ka shprehur mendimet e tij personale rreth një çështjeje e cila është aktualisht nën hetim, duke kryer kështu shkelje të rëndë. Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier ka bërë pezullimin e menjëhershëm nga detyra të punonjësit të Policisë, shtetasit F. H., për shkeljen e kryer.

Theksojmë se opinionet e punonjësit të Policisë tashmë të pezulluar, nuk përfaqësojnë qëndrimin, vlerësimin dhe sqarimin zyrtar të strukturave të Policisë së Fierit.

Në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, vijon puna hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë me prova ligjore të rastit të transmetuar në emisionin investigativ.

Policia e Shtetit falënderon median dhe qytetarët dhe i fton sërish ata që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërive.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME