Friday, December 6, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËOPINION/ ANALIZËNA "HËNGRI" QUMËSHTI PLUHUR

NA “HËNGRI” QUMËSHTI PLUHUR

Nga Ervin ResuliShkëlqimi dhe rënia e blegtorisë. Pse po zëvendësohen me qumësht pluhur ?

INSTAT? Referuar shifrave zyrtare, 5 vitet e fundit numri i krerëve të blegtorisë ka rënë ndjeshëm. Konkretisht, në 2017 në vend numëroheshin 349 mijë lopë qumështore . Në fund të 2021 numri i tyre është pakësuar në 71 mijë krerë .

Fieri, qarku me përqëndrimin më të lartë të blegtorisë, po përballet me rënien më të madhe të numrit të krerëve. Në fund të 2021 në Fier numërohen 38 mijë e 600 lopë nga 47 mijë e 700 që kanë qënë në 2018.

Shqipëria jo vetëm që nuk eksporton qumësht në vendet e BE-së, por shënoi rritje të importit të këtij produkti kryesisht nga Serbia. Nga të dhëna nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave që tregojnë se në 2021, importi i qumështit nga Serbia u rrit me mbi 5 milionë litra krahasuar me 2020-n, ose me 310 %.

Blegtorët shqiptarë pa mbështetje nga skemat kombëtare e të zhgënjyer, të fundit në rajon për nga buxheti i dedikuar. Pavarësisht se deklarohet prioritet nga qeveria, ajo mbetet pas, sa i përket investimit në skemën direkte nga buxheti i shtetit në ndihmë të blegtorëve. Subvencioni është i pamjaftueshëm, nuk ndihmon në formalizmin e këtij sektori,nuk e rrit atë ,është përjashtues dhe diskriminues.


Fondet e vendosura jo vetëm që janë të pamjaftueshme, por janë në përpjestim të zhdrejtë me peshën që zë sektori në ekonomi, pasi bujqesia dhe blegtoria kontribuon në rreth 20 % në prodhimin bruto dhe merr nga buxheti vetem 0.7 % të tij.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME