Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËOPINION/ ANALIZËNDALONI HAPJEN SERBE TË BALLKANIT! MENJËHERË, PËRGJITHMONË!

NDALONI HAPJEN SERBE TË BALLKANIT! MENJËHERË, PËRGJITHMONË!

Nga Agim Popoçi – Ende pa u tharë gjaku në tokën shqiptare, ky popull dënohet me një kryeministër i cili para gjithë këtyre masakrave serbe, u thotë familjarëve të viktimave që t’i mbyllin sytë, krenohet me kujtimet e hebrenjve për Luftën e Dytë Botërore dhe Kosovës e ofron hapjen serbe të Ballkanit, të ideuar nga njëri prej autorëve të këtyre masakrave, sot President i Serbisë, AleksandarVuçiq. Ndërkohë, të gjitha kundërshtimet e kësaj nisme, Edi Rama i cilësoi – me rastin e mbledhjes së dy qeverive Shqipëri-Kosovë në Prishtinë – si ‘lehje të qenve’.

Të thuash që shqiptarët janë kundër lëvizjes së njerëzve dhe mallrave, siç i identifikon Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ‘qenë që lehin’, shqiptarët e Kosovës dhe jo vetëm, që mendojnë si Kryeministri Albin Kurti, është shumë e rëndë. Madje, situata bëhet edhe më serioze kur dalin shqiptarë, si Albin Kurti, që besojnë se në iniciativën serbe ‘Ballkani i Hapur’ mund të jenë edhe të barabartë dhe me këtë e kushtëzojnë prezencën e Kosovës në këtë iniciativë, që Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka pranuar se është ide serbe!

‘Ballkani i hapur’ duhet kundërshtuar jo vetëm sepse është iniciativë serbe, jo vetëm deri në momentin kur Kosova të jetë e barabartë, por thjesht sepse është rrezik kombëtar për ekonominë, identitetin dhe të ardhmen shqiptare!

Urojmë të mos jetë vonë, ashtu siç u bë dhe nuk u dëgjua kryeministrja britanike, Margaret Thatcher, e cila që më 4 maj të vitit 1994 po i nuhaste qëllimet e këtij kombi kriminal dhe për ‘The New York Times’ do të shprehej: ‘Ndaloni serbët. Menjëherë. Përgjithmonë!’ Ata nuk u ndaluan, edhe pas paralajmërimit të Zonjës së Hekurt, dhe bota u tmerrua, duke i parë bëmat e tyre në Vukovar, Srebrenicë, Prekaz, Raçak dhe shumë e shumë vepra makabre, që truri i një njeriu normal nuk i prodhon dot! Dhe, ende pa u tharë gjaku në tokën shqiptare, ky popull dënohet me një kryeministër i cili para gjithë këtyre masakrave serbe, u thotë familjarëve të viktimave që t’i mbyllin sytë, krenohet me kujtimet e hebrenjve për Luftën e Dytë Botërore dhe Kosovës e ofron hapjen serbe të Ballkanit, të ideuar nga njëri prej autorëve të këtyre masakrave, sot President i Serbisë, AleksandarVuçiq. Ndërkohë, të gjitha kundërshtimet e kësaj nisme, Edi Rama i cilësoi – me rastin e mbledhjes së dy qeverive Shqipëri-Kosovë në Prishtinë – si ‘lehje të qenve’.

E liderët shqiptarë hipokritë dhe kundërshtarë të Albin Kurtit e miratuan këtë cilësim të kryeministrit të shtetit amë pa një analizë të mirëfilltë se çfarë sjellë ky ‘Ballkani i Hapur’, përveç mundësisë për ta rrëzuar qeverinë Kurti!

Meqë gjithë ky diskutim po zhvillohet në prag të takimit të shefave të qeverive të BE-së, kur Vuçiqi dhe Rama marrin guximin edhe ta shantazhojnë pjesëmarrjen në samitin BE-Ballkani Perëndimor, fillimisht duhet të kuptojmë se kush janë serbët, për t’i kuptuar dhe pasojat që mund të lindin nga një iniciativë serbe si ‘Ballkani i Hapur’.

Për të mos paragjykuar, po sjellim në vëmendje atë që për serbët mendojnë ata që historikisht ishin aleatë të tyre. ‘Serbët janë popull pa ligj dhe besë; ky është popull i banditëve dhe terroristëve,’  e tha 27 vjet më parë Presidenti i Francës, JacquesChirac, pikërisht në samitin e shefave të shteteve dhe qeverive të vendeve të BE-së. Njeriu që kishte mbështetur pa kriter serbët derisa treguan se kush janë me bëmat e tyre në Kroaci dhe Bosnjë-Hercegovinë, edhe pse ata kishin lënë prapa vetes shumë masakra ndaj popullit shqiptar! Dhe, përderisa janë pa ligj dhe besë, edhe ideja e këtij populli bandit dhe terrorist duhet të futet nën këto llupa!

Së pari, Presidenti i Serbisë e keqpërdori vullnetin e madh që e shprehën shqiptarët e Kosovës pas luftës së vitit 1999 për të dialoguar me Beogradin zyrtar për të ardhmen në paqe! Çdo marrëveshje që u firmos me Prishtinën zyrtare konfirmoi, për një kohë shumë të shkurtër, ashtu siç i kishte përkufizuar Presidenti Chirac, që serbët nuk kanë as ligj as besë. Hedhin firmën, por duan trazira si ato të vitit 2000, 2001 dhe 2004, kur – çuditërisht – gjithmonë, sipas tyre, shqiptarët sulmojnë dhe vetëm shqiptarë të vdekur ka! Dhe, sërish, ndërkombëtarët akuzojnë shqiptarët në përpjekje për t’i larguar serbët nga influenca ruse dhe – çuditërisht – ata gjithnjë e më shumë i afrohen epiqendrës së shtetit i cili shquhet me madhështinë e tij kriminale.

Së dyti, pas dështimit të CEFTA-s në këtë rajon, tashmë është e qartë se Ballkanit nuk i duhet hapja dhe nëse është diçka që vërtet i duhet është hapja e Serbisë, duke lënë pas kishën kriminale dhe mënyrën e qeverisjes me modelin e Sllobodan Milosheviqit.

Së treti, pretendimi i Kryeministrit Albin Kurti për pjesëmarrjen e Kosovës në ‘Ballkanin e Hapur’ nuk është aspak i qëndrueshëm, përveçse nuk është lehje qeni! Për të qenë e barabartë, Kosova duhet të ketë lënë pas vetes 200 vjet dhunë dhe masakra ndaj serbëve, gjë që është e pamundur për kohën që jetojmë, dhe shqiptarët nuk kanë kohë për të humbur për shkak të idiotësive serbe dhe shqiptarëve si Edi Rama që gjejnë rrugës. Në fund, na mbetet t’i shikojmë me llupë qëllimet që i ka ky popull bandit dhe terrorist me ‘Ballkanin e Hapur’.

Serbisë nuk i duhet një miqësi me Tiranën zyrtare, sepse aty është ulur aty këmbëkryq që nga viti 1945, por është SHBA dhe NATO që tashmë kontrollojnë çdo lëvizje në Detin Adriatik, aty ku Aleksandar Vuçiqi dhe serbët synojnë të dalin përherë! Përmes interesave ekonomike, Beogradi zyrtar ia hapi zemrën industrisë së ndërtimit dhe përpunimit të qumështit, që kryesisht kontrollohet nga komunistët shqiptarë. Këto industri, që luajtën rol të madh në Shqipëri për rikthimin e komunistëve në pushtet, ishin edhe promotorët e rifutjes së Beogradit në Tiranë, aty ku – për fatin e keq të shqiptarëve – u ul në fron, një pinjoll i nomenklaturës enveriste, si Edi Rama.

Dhe, vjen ‘Ballkani i Hapur’, por jo papritmas! Nëse deri dje shqiptarët me krenari mund të konstatonin se Shqipëria nuk është e varur ekonomikisht nga Serbia, duke parë thjesht artikujt ushqimorë që konsumohen në Tiranë, gjë që Prishtina nuk po e bënte dot, sot ‘Ballkani i Hapur’ e shënjestron edhe këtë kështjellë të pamposhtur nga Beogradi! Nëse deri dje shqiptarët mund të konstatonin me krenari se po e mbanin me dhëmbë dhe pa kurrfarë subvencioni, blegtorinë shqiptare, sot atë po e shtrinë Edi Rama para gijotinës serbe. Thjesht, Serbia do të vazhdojë ta furnizojë industrinë e qumështit me çmim të lirë, ashtu siç e synojnë edhe sot industrialistët shqiptarë pa e kuptuar se po ia bëjnë varrin blegtorisë shqiptare. Tymi i bardhë i kësaj tragjedie do të shihet shumë shpejt, kur blegtorët do t’i çojnë duart para konkurrencës serbe dhe mungesës së një mekanizmi të ‘Ballkanit të Hapur’ për t’i mbrojtur ata nga ekspansioni serb dhe babëzia e industrialistëve shqiptarë për t’i mbushur xhepat e tyre!

Por, ‘Ballkani i Hapur’ nuk ndalon këtu! Shumë gjëra mund të bëjnë shqiptarët, por për t’ia kaluar industrisë serbe të përpunimit të mishit nuk e bëjnë dot sikur të merret parasysh vetëm trashëgimia që në këtë vend ruhet dhe kultivohet me kujdes! Me shkatërrimin e blegtorisë shqiptare, ‘Ballkani i Hapur’ – me Shqipërinë pa taksa – do t’i japë mundësi kësaj industrie ta falimentojë edhe këtë xhevahir të çmuar të ekonomisë shqiptare, duke e luftuar fillimisht me çmime shumë më të ulëta! Dhe, kur është fjala te trashëgimia, tregtarët serbë tashmë e kanë ndërtuar ndër fermerët shqiptarë me produktet që i blejnë që në arën e tyre. Fermerët shqiptarë, në mungesë të infrastrukturës për shpërndarjen dhe shitjen e produkteve të tyre, aktualisht janë të lumtur që kanë tregtarë të interesuar që e marrin gjithë prodhimin e tyre tek cepi i arës. Frutat dhe perimet do ta kenë tregun e sigurt, si në Serbi ashtu dhe Rusi, që është dhe destinacioni më i sigurt dhe më fitimprurës për çdo tregtar serb, që më shumë se askush e pret me gëzim ‘Ballkanin e Hapur’.

Në radhë vjen industria shqiptare për përpunimin e qumështit, që për serbët është një kafshatë shumë e vogël, të cilën e kanë lënë për desert. Kriminelët shqiptarë, të afërt me regjimin e Edi Ramës, mund t’i kenë pastruar ndërkohë paratë e tyre të pista, por nuk do t’ju vete mendja të hapin një fabrikë qumështi që prodhon më shumë se 3 milionë litra në ditë, e që në Serbi janë aktualisht dy të këtij lloji. Ekspansioni i këtyre fabrikave në Shqipëri mund të jetë fillimi i fundit të industrisë shqiptare të përpunimit të qumështit, por do të jetë vonë për të reaguar ose përmirësuar diçka, sepse thjesht nuk është dëgjuar ajo që e ka thënë shumë kohë më parë e madhja Thatcher: ‘Ndaloni serbët. Menjëherë. Përgjithmonë!’

Sot Vuçiqi e jep dhuratë miellin kur Rama thotë se ‘vdiqëm nga uria’ dhe do ta bëjë edhe për shumë kohë, por jo vetëm dardha, por edhe Serbia e ka bishtin mbrapa! Shqiptarët, si konsumatorët më të mëdhenj të bukës në Europë, kanë prapa vetes një industri të prodhimit të bukës me përfaqësues në çdo lagje me të paktën një furrë buke. Të gjithë ata që e kanë shpërfillur këtë fakt, për një kohë shumë të shkurtër do ta shohin se cili do të jetë efekti i ‘Ballkanit të Hapur’ tek dashuria e kësaj industrie shqiptare me Serbinë. Dhe, kush mendon se divorci është shumë i lehtë, e kanë shumë gabim përderisa kanë lejuar që itinerari deri tek piku i patriotizmit shqiptar të kalojë përmes stomakut!

Dhe, në fund i vjen radha bregdetit shqiptar! Shumë shqiptarë të Kosovës janë irrituar kur në mes të Tiranës shikonin zgara dhe tym serb, që shërbenin qofte dhe pleskavica të shoqëruara me muzikë çetnike! Por, nuk keni parë gjë akoma! Këtë premtim epokal e ka bërë Edi Rama sapo u ul në fronin e Kryeministrit dhe po e jetëson çdo ditë e më shumë.

Shqiptarët kanë arritur të shohin se si trajtohen turistët serbë nga grekët dhe pse në Selanik cilësohen si ciganë! Ishin dhe ngelën të tillë. Edhe pse çdo sezon turistik hedhin lumë me para në tokën greke, askund në Greqi nuk është parë deri më sot ndonjë çadër me zgarë serbe dhe këngë çetnike, kjo jo se grekët nuk konsumojnë këtë lloj gatimi!

Ndërkohë ‘Ballkani i Hapur’ do t’ua hapë rrugën serbëve që të fusin hundët edhe në turizmin e paeksploruar shqiptar. Jo me modelin rus në Mal të Zi, por fillimisht si qoftexhinj serbët do të shtrihen në bregdetin shqiptar! Kur qoftet të shoqërohen me këngët e gruas së Arkanit, pak shlivë dhe pak mish të thatë, me bregdetin shqiptar do ta bëjnë atë që e bënë me rakinë e rrushit dhe lahutën, do ta licencojnë si produkt serb. Si?! Është shumë e thjeshtë dhe përgjigjen e ka dhënë babai i kombit serb dhe ish Presidenti i Jugosllavisë, Dobrica Çosiq: ‘…ky popull i mallkuar serb! Në Europë jemi shteti i vetëm i cili nuk ka asnjë mik, Asnjë!’ shkruante DobricaÇosiq, në veprën e tij të madhe ‘Vreme smrti’ (‘Koha e vdekjes), një vepër e cila për fat të keq nuk është lexuar nga Edi Rama, madje as nga këshilltari i tij serbomadh, Baton Haxhiu, sepse nuk do të na e kishin shitur ‘Ballkanin e Hapur’ për djathë!

Ndryshe, si Edi Rama, ashtu dhe Baton Haxhiu, nuk kishin se pse të prisnin mbledhjen e dy qeverive Shqipëri-Kosovë, për të pyetur se pse lehin qentë kur kjo njihet me kohë ndër popullin shqiptar – qentë lehin kur afrohet hajduti ose zagarët!

/Marrë nga Shenja.tv

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME