Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETFëmija mbytet në pishinë, babai punonte në oborr

Fëmija mbytet në pishinë, babai punonte në oborr

Greqi – Një djalë tre vjeçar është mbytur në një pishinë shtëpie në fshatin Pazinos të Akrotirit në Greqi.

Fëmija, sipas informacioneve, ndodhej në vendngjarje me të atin me origjinë shqiptare, i cili po kryente punë. Në rrethana ende të paqarta, fëmija i ka shpëtuar vëmendjes së të atit, ka rënë në pishinë nga ku është nxjerrë pa ndjenja pak kohë më pas.

Në vendngjarje ka mbërritur ambulanca e EKAB-it, e cila ka pritur vogëlushin në gjendje kome. Me gjithë përpjekjet e ekipeve të shpëtimit të EKAB dhe mjekëve të spitalit të Chanias ku u transferua, ai ndërroi jetë. Një hetim paraprak për shkaqet e tragjedisë po kryen nga komisariati i Soudës.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME