Saturday, October 5, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËSkandalet e qeverisë/ Berisha: Prisni, ky është vetëm fillimi

Skandalet e qeverisë/ Berisha: Prisni, ky është vetëm fillimi

Sali Berisha gjatë takimit me krerët e degëve ka folur për skandalet qeveritare, si ajo e inceneratorëve apo edhe abuzimet me akset rrugore. Sipas Berishës, çdo ditë dalin para të vjedhura, ndërsa qeveritarët tha ai i fshehin tek personat e vdekur, apo barinj që jetojnë në Greqi.

Sali Berisha tha ne fjalen e tij, se vjedhja qe po i behet shqiptareve është kthyer në sistem.

“Çdo ditë dalin paratë e vjedhura të fshehur diku në një bari në Athinë, diku në varrezat e Shkodrës, tek qytetarë të ndryshëm të gjallë dhe të vdekur që nuk kanë lidhje me paratë që qeveritarët kanë fshehur tek ata

Prisni, është fillimi. Këta që kanë ndërtuar kilometrin e rrugës Ibë – Farkë me 30 mln euro, aty vëllimet e punimeve nuk janë më shumë se 3-4 mln euro. 10 fishin. Këta kanë vjedhur dhe i kanë depozituar në emra të gjallësh dhe të vdekurish, pensionistë në azil etj.

Pra në rrafshin politik kemi ato qëndrime të Ramës, nga ana tjetër kemi një vjedhje të paimagjinueshme të kthyer në sistem të qytetarëve shqiptarë”, tha Berisha.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME