Saturday, July 13, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeEKONOMI7 mln euro për riparimin e rrugës së vjetër Fier-Vlorë, fituese firma...

7 mln euro për riparimin e rrugës së vjetër Fier-Vlorë, fituese firma me ofertën 2 mln euro më të lartë

Tjetër skandal me tenderat autoritetet rrugor shqiptar. Për kontratën e Rehabilitimit të rrugës së vjetër Fier- Vlorë, institucioni i drejtuar nga Evis Berberi ka shpallur fituese të tenderit kompaninë që u rendit e katerta në garë, duke dhënë një çmim plot 2 milion euro më shumë se oferta më e mirë.

Sipas dokumenteve zyrtare te siguruara nga News24, tenderi ka pasur një fond limit prej rreth 7 milion euro, ndërsa në garë kanë marrë pjesë 6 operatorë.

Oferta më e mirë 4,47 milionë euro, është dhënë nga bashkimi i operatorëve SHKELQIMI 07 dhe FLED, por ARRSH ka përzgjedhur ofertën që është renditur e katërta dhënë nga kompania Cobial me një vlerë prej 6,56 milion euro. Diferenca mes dy ofertave është më shumë se dy milion euro.

Dyshimet për paracaktimin e fituesit janë të mëdha, pasi mes dy ofertave ka edhe 2 oferta të tjera më të leverdishme se ajo e Cobial. Thënë ndryshe ARRSH i është dashur që të skualifikojë 3 oferta, për të shpallur fituese kompaninë e cila e rendit e pesta për çmimin e ofruar.

2 milion euro shpërdorim në 7 milion euro, është e barabartë me 28% të vlerës së tenderuar. Skandali thellohet edhe më shumë pasi, për ofertën e kompanisë PE – VLA – KU, e renditur si e treta më e mirë, arrsh nuk ka dhënë asnjë arsye skualifikimi apo pse nuk është shpallur fituese. /BW

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME