Gazetari Kastriot Myftaraj është hedhur nga kati i katërt i banesës duke i dhënë fund jetës. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në lagjen ‘Ali Demi’ në kryeqytet.
“Më datë 07.07.2022, rreth orës 12:55, në lagjen “Ali Demi”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës ku banonte, shtetasi K. M., 60 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.