Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETArrestime nga policia në 24 orë, një në pranga dhe 5 në...

Arrestime nga policia në 24 orë, një në pranga dhe 5 në gjendje të lirë

Fier – Vihet në pranga 1 shtetas, procedohen në gjendje të lirë 5 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Roskovec/Goditet një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike, arrestohet në flagrancë autori i dyshuar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. C., banues në Kurjan, Roskovec, pasi gjatë kontrollit masiv të territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, në një sipërfaqe toke në pronësi të tij, shërbimet e Policisë gjetën të kultivuara bimë narkotike të dyshuara cannabis sativa.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Fier referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen M. L., 35 vjeçe, banuese në Tërbuf, Divjakë, pasi dyshohet se ka hapur me gjeneralitetet dhe fotot e shtetases R. H., një llogari në rrjetet sociale, përmes të cilës komunikonte me të afërmit e shtetases R. H. dhe e fyente atë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin N. B., 34 vjeç, banues në Ngraçie, Mallakastër, pasi gjatë kontrollit të banesës iu gjet dhe iu sekuestrua një armë gjahu që e mbante pa leje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit:

D. K., 40 vjeç, banues në Fermë Çlirim, pasi ka goditur me grushte, për motive të dobëta, shtetasin A. S., 45 vjeç;

P. M., 66 vjeç, banues në Fier, pasi për motive të dobëta i ka mbyllur derën kryesore të banesës së përbashkët, vëllait të tij, shtetasit H. M., 75 vjeç.

Në datën 06.07.2022, në Komisariatin e Policisë Fier, ka bërë kallëzim shtetasja L. K., 44 vjeçe, banuese në Fier, se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, vajza e saj 17 vjeçe. Po punohet për gjetjen e 17-vjeçares.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME