Sunday, November 3, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËOPINION/ ANALIZËLE GENDARME DE DARZEZ(Ë)

LE GENDARME DE DARZEZ(Ë)

Nga Gentjan Ruko – Kur Policia e Shtetit përfshihet në show, bëhet qesharake.
U pritën me hilaritet fotografitë e policëve të shtetit duke pedaluar biçikleta, për të ruajtur qetësinë në plazhet e Fierit. Na sollën ndër mend “Le gendarme de Saint-Tropez” (“Xhandari i Saint-Tropez”) të cilin çunat e policisë e sollën në versionin e tyre “Le gendarme de Darzez(ë)”.

Policia e Shtetit nuk duhej t’a lejonte veten kurrsesi të bëhej pjesë e një trendy të shfrenuar, që ka mbërthyer institucionet, ku publikohet si arritje çdolloj sjellje karagjoze, kotësie dhe shtirjeje aq sa të shkulin gazit ose shkaktojnë vjellje.

Sigurimi i rendit publik edhe në plazhe është detyrë e policisë. Por, ajo nuk duhet t’a ngatërrojë veten me asnjë strukturë tjetër. Patrullime të tilla, me policë me biçikleta në plazhe, i takojnë policisë lokale. Le ta bëjnë çunat e Mandit, këtë pjesë!

Si për ironi, 5 vjet pas hapjes dhe funksionimit të të vetmit park në qendër të qytetit, Policia e Shtetit vazhdon të mos kryejë asnjë patrullim. Kjo hapësirë, nga më të frekuentuarat, sidomos në verë, vijon të jetë oazi i cilitdo shkelësi të ligjit. Vendi është bërë habitati i çdo poteremadhi. Parkun me rrugët rrethuese e kanë kthyer në diskoteka; në sheshe bërtasin dhe gajasen pas mesit të natës, por policia mbyll veshë dhe sy, ose më mirë, rri larg.

Në foto:
Policia e Shtetit dhe xhandarët e Saint-Tropez

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME