Monday, May 13, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETNë pranga 23 vjeçari mallakastriot, la shtatzanë 12 vjeçaren

Në pranga 23 vjeçari mallakastriot, la shtatzanë 12 vjeçaren

Një 23 vjeçar nga Mallakastra është arrestuar tre ditë më parë në Përmet pasi dyshohet se ka lënë shtatzënë një 12 vjeçare.

Ngjarja ka ndodhur disa muaj më parë kur 23 vjeçari ka pasur raporte intime me 12 vjeçaren nga qyteti i Përmetit. Kontakti seksual ka ngjizur duke shfaqur tek minoneria 40 ditë më pas shqetësime në trup.

Menjëherë minorenia ka lajmëruar të atin që e kishte në Greqi dhe vetë jeton me gjyshen. I ati e ka çuar 12 vjeçaren për kontroll në spitalin e Përmetit dhe aty ka mësuar se ajo ka qenë shtatzënë në muajin e dytë. Vetë fëmija ka treguar emrin e personit që kishte pasur raporte me të e më pas policia e Përmetit ka bërë arrestimin në flagrancë të tij.

Nuk dihet nëse raporti intim ka qenë në kushtet e përdhunimit apo të dëshirës së vetë minorenes.

Burimet konfirmojnë se 23 vjeçari mallakastriot dyshohet se është autor edhe i disa grabitjeve të ndodhura në qytet kohët e fundit.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME