Një emër i madh i trajnimit afër Evertonit, Armando Broja ka “luksin” të shijojë mjeshtërinë e portugezit
Everton luan sot takimin e FA Cup ose Kupës së Anglisë. Vëmendjen e ka marrë çështja e trajnerit, pasi një emër madhështor po përflitet për të marrë drejtimin e skuadrës së Brojës.
Armando Broja ndodhet në pozita jo komode me klubin nga Liverpooli pasi skuadra e legjionarit po lufton për mbijetesë në Premier League. Mirëpo, Jose Mourinho po përflitet si shpëtimtari i anglezëve. Portugezi nuk po shkon mirë me Fenerbahcen dhe marrëdhëniet janë krisur me turqit.
Legjionari dhe shokët e ekipit e duan Sean Dychen, trajnerin aktual por pengesë janë tifozët në “Goodison Park”. “The Toffees” janë të pakënaqur me anglezin dhe ideja se një legjendë e ligës angleze mund të marrë drejtimin e skaudrës i ka ekzaltuar.
Mbetet për t’u parë dei në fund të merkato nëse sulmuesi kuqezi do të ketë lluksin të provojë mjeshtërinë e “The Special One”.