Friday, October 4, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËOPINION/ ANALIZËNJERËZ TË RINJ, PARTI E RE

NJERËZ TË RINJ, PARTI E RE


(“Sta arrivando l’uomo della provvidenza, e io, in vita mia, di questi personaggi ne ho già conosciuto uno, mi è bastato, per sempre.” / Indro Montanelli)

Nga Edmond Bejdaj – Partia e re që po duket në horizont, e nisi aktivitetin e saj politik duke prekur një çështje shumë të ndjeshme për elektoratin shqiptar, konkretisht duke kërkuar hetim mbi shitjen abuzive të biletave të ndeshjes Shqipëri-Çeki, veprim ky që nëse do perifrazoj një metaforë të njohur e cila thotë se demi duhet kapur nga brirët, mund të konsiderohet si një e kapur e demit nga koqet, teknikë kjo mjaft bashkëkohore dhe që besoj se do japë rezultat jo vetëm në rritjen e kuotave të politikanëve të rinj në elektorat, por edhe në ecurinë e ndeshjes vendimtare për renditjen e kombëtares tonë në grup.

Ej, se pavarësisht që dukem si i lodhur dhe bëj si indiferent, unë vdes të merrem me politikë, dhe arsyeja pse deri tani nuk jam marrë është se dua ose kryetar partie e ose hiç, dhe tani që shoh se me sa entuziazëm dhe shpresë po pritet kjo partia e re (- Këtë vend ose e bën ti, e ose nuk bëhet hiç !, – i drejtohej njëri në koment fejsbuku liderit të ri), them se ajo çfarë më duhet është një parti, e vogël fare, sa për qejfin tim (dmth, nëse me anë të saj arrij ta bëj Shqipërinë, bravo më qoftë, por edhe nëse nuk arrij ta bëj Shqipërinë, të paktën të bëj qejfin tim), e duke qenë se tifozët e ndershëm e të shumtë të futbollit m’i zuri kjo partia e re, unë do tentoj të kap si elektorat tifozët e emisioneve të kuotuara në tv, pra të atyre që quhen “reality show”, dmth të rekrutoj si staf pranë vetes gjithë personazhet e dashur për publikun, pra të gjitha këto karakurvat e reja që duket sikur tërë kohën që kanë qenë në shkollë, nga klasa e parë e deri kur shkëputën çdo lidhje me atë vend të bekuar, kanë studiuar vetëm Lëndën e Ka.it, dhe ashtu do kem një parti me të cilën do ta bëj Silvion e shkretë të rrotullohet në varr si qebap kafeje apo qengj në hell, me pak fjalë, një çetë me superputana si grup i ardhshëm parlamentar, dhe unë kryetar grupi i tyre mu si Lele Mora, e duke qenë se tashmë kam filluar t’i harroj emrat e njerëzve dhe këto baxhellat e vogla kanë kaluar nga i njëjti kirurg plastik që i ka bërë fytyrat e tyre si pantallonat tona në kohën e komunizmit apo si mjekrat e djemve në ditët që gëzojmë sot, do u vendos numra për t’i dalluar, ku natyrisht se numri nuk do tregojë asgjë nga pikpamja e hierarkisë në parti, si psh, ajo që do ketë të varur në gjoks tabelën me numrin 1, nuk është se do jetë pi.hi im i preferuar apo kali i betejave të mia elektorale, pra politikania më premtuese për popullin, por thjesht një kur.ë mes kur.ave, që ndonjëherë do më duhet ta urdhëroj – O njëshi, lere atë ka.in rehat për një moment dhe shko më bli një paketë !

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME