Sunday, April 28, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKULTURËNoizy: Ja kur do ta mbaj koncertin

Noizy: Ja kur do ta mbaj koncertin

Vetëm pak ditë më parë, Noizy ka bërë një lajmërim ku na bëri me dije se do të zhvillojë koncertin më të madh të hip-hopit në vendin tonë.

Madje, Noizy së fundmi ka publikuar edhe një postim në Instagram ku jep detaje nga koncerti që do zhvillojë.

Ju zbuluam se koncerti i Noizy-t do të zhvillohet tek stadiumi “Air Albania”, por cila do të jetë dita fikse e mbajtjes së koncertit? Këtë na i ka zbuluar vetë Noizy me postimin e tij të fundit në rrjetin social “Instagram”.

Noizy ka vendosur numrin 14 krahas fotos duke na treguar kështu edhe ditën në të cilën do të zhvillohet koncerti.

Në lajmërimin e parë reperi nuk na zbuloi shumë detaje përveç faktit se pritet që të mbahet në muajin Gusht dhe se do të ketë rreth 30 mijë pjesëmarrës.

Jo vetëm kaq por reperi na bëri me dije se në koncert do të ketë edhe artistë internacional.

“Ju Premtoj qe do të jetë koncerti me i madh hiphop në Shqipëri, s’ja keni idenë se farë përmasash do të ketë ky koncert, si nga kapaciteti njerëzve deri tek të ftuarit e mi special, shqiptar dhe international, a jeni gati për ne Gusht? Shumë shpejt vjen dhe data e saktë për këtë Koncert,”–  shkroi Noizy.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME