Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREOPOZITA NË FIER NË KOMA, INEKZISTENTE, NË GJUM LETARGJIK

OPOZITA NË FIER NË KOMA, INEKZISTENTE, NË GJUM LETARGJIK

Nga ALB365 – “Dale dale, se nuk keni parë gjë akoma”. E përse të mos ndodh ashtu si e parashikon Edi Rama?!

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama flet me kopetencë, vendosmëri sepse plani i tij qeverisës po i shkon ashtu si duhet. Ai do të jet në pushtet edhe një mandat tjetër për faktin sa të ketë përballë këtë opozitë apatike, të përçar jashtë Tiranës.

 Teksa flet dhe antarësia e tij e shikojnë në kokordhokun e syrit vetëm duke e miratuar e tundur kokën sikur vetëm ai di, ai flet bukur, ai është strateg që parashikon të mirat e fatkeqsitë  jo vetëm të Shqipërisë por edhe të Ballkanit, rajonit Europës , pra një lider botëror, nuk del askush që jo ta kundërshtojë se as e ka atë shanc, por të hapi gojën e ti thojë, kryetar, po sikur ta shikojmë e ta diskutojmë “X” problem në këtë formë, ose kam këtë ide.

Dyshim, frikë, pasiguri …..

Dhe përse? Sepse Rama ka përballë një opozitë apatike, të përgjumur, ose e thënë më shqip e më shkurt, troç edh pse na vjen hidhur ta themi “O Mete për vete”.

Pa bërë politikën e madhe të salloneve, por duke folur për ktu në bazë sepse nga baza nis çdo ide, çdo sygjerim i cili diskutohet, mendohet, përforcohet, sygjerohet dh kur dilet në konkluzion se është ide e mirë praktikohet dhe zbatohet.

 Pse e them këtë?

Opozita në Fier është inekzistente, pa frymarrje, apatike, shumklanëshe brenda një klani. Nuk ka qartësi idesh, por luftë brrylash, shtyrje që të jep mendimin dhe qartësinë se pala kundërshtare e ka kryer misionin e vet duke i përçarë që as për një dhjetë vjeçar nuk arrijnë që të mblidhen  e të rimarrin pushtetin.

Themi opozita duke i futur bashkë në një “torbë” PD reale e zyrtare, PL , të paktën kto forca politike sepse forcat e tjera “ngjallen” kur ka zgjedhje sepse hapet “gryka e thesit” e shpërndahen para e mblidhen disa vota, ashtu si punë allishverishesh që bëhen lartë e poshtë në kioska mes tymit duhanit, të qofteve e avujve të alkoolit.

PD e vulës dyer mbyllur, pa takime, pa mbledhje, pa frymë sdihet ku janë, çfarë bëjnë? Me aq reputacion janë sa edhe në ambiente të bashkisë nuk i lënë të hyjnë, “non Grata” nga “gardiani i portës kryesore të institucionit.

PD e non gratas nuk i ndihet era fare ktej nga Fieri, thonë që e kanë shpërngulur selinë nga kodrat e Libofshës se përse nuk dihet. Disa thonë që ka kryetar, disa thonë që nuk ka, dhe kur nuk e dinë vet demokratët e Fierit hec e mere vesh kush e di , ku takohen, çfarë objektivash kanë e me radhë.

Si vllezërit e tyre demokratë  u katandis edhe PL në Fier, “ Kokoshi një thelë”. Në këtë parti ka mbetur vetëm kryetari me disa miq sepse ata që i siguronin vota kësaj partie takohen një herë në “hënë” për të pirë kafe në bregdet, andej nga Vlora.

Kjo opozitë e sotme  mirë në televizione nuk i qas njeri në studio, as mikrofonat e radiove nuk ua vendos njeri, por as edhe në faqet zyrtere të tyre apo partive poltike nuk thonë të vërtetën se çfarë bëjnë në mbledhjet e  këshillave bashkiakë, çfarë diskutojnë, çfarë debatojnë që të paktëm ti lexojë antarësia e tyre të dinë çfarë bëjnë dhe çfarë do bëjnë. As anëtarësia e tyre nuk e di se kur mbahen mbledhjet e këshillit bashkiak sepse nuk njoftohen, nuk kan besim, kanë ikur në drejtim të paditur. Nuk po japin mendimin e tyre, i mirë apo i keq për ngjarjet e problemet e komunitetit që i kamë votuar.

E çfarë të shkruash më. Kur edhe ata vet nuk dinë ku janë, nuk dinë çfarë bëjnë sa edhe gënjejnë e mashtrojnë shefat e tyre hec e prit të bëhet opozitë, të ngrihet frymë, të nis ndonjë aksion politik  paleeeeee të vijnë në pushtet.

Mirë e ka doktor Berisha, flet, diskuton, debaton, ngjall frymë, por vetëm për në Tiranë e ndonjë qytet pranë saj. E njëjta gë edhe për Ilir Metën “ që i bie me grusht më tëfortit”,  se sa për urën e Shkumbinit pas Rrogozhinës  e më poshtë as ndihet aromë , mos të them erë demokracie dhe opozitarizmi/ ALB365

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME