Thursday, April 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETParalajmërimi/ Pedagogët sërish protestë: Nuk na janë plotësuar ende kërkesat

Paralajmërimi/ Pedagogët sërish protestë: Nuk na janë plotësuar ende kërkesat

Përballë faktit që kërkesat e tyre janë injoruar nga qeveria Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka paralajmëruar rikthim të protestave.

Ata kanë thirrur një protestë kombëtare me 22 shkurt në orën 12:00, para Korpusit Universitar në Tiranë. Pedagogët vijojnë që t’i qëndrojnë kërkesës së tyre për rritje pagash.

Kreu i kësaj sindikate, Sandër Kovaçi tha se baza e protestës janë kërkesat e peticionit të firmosur nga pedagogët.

“Ditën e mërkurë datën 22 do tubojmë. Ka ardhur një përgjigje më 14 tetor që kërkesat po shqyrtohet, sot jemi 6 muaj pas dhe s’ka asnjë plotësim të tyre. Ju e keni parë rajonin edhe në raporte sesa janë pagat, ndërsa këtu kishte qysh prej vitit 2004 dhe kujtuan se do pranonim rritje me 15%, por nuk jemi dakord. Është turp që një qeveri në 10 vite nuk rrit pagat. Kërkesat tona kanë evoluar, por baza e tyre janë kërkesa minimaliste.”, thuhet në njoftim.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME