AKTUALITETTOP-NEWS

PD propozon 12 bashki në qarkun e Fierit, ja si do të ndaheshin njësitë administrative

Partia Demokratike ka bërë publik propozimin e saj për reformën administrativo-territoriale, duke kërkuar që numri i bashkive në qarkun e Fierit të dyfishohet, nga 6 në 12.

Sipas projektit të paraqitur nga opozita, krahas bashkive ekzistuese Fier, Patos, Roskovec, Lushnjë, Divjakë dhe Mallakastër, do të krijohen edhe gjashtë bashki të reja: Ardenicë, Krutje, Dushk, Fratar, Levan dhe Cakran.

Sipas propozimit, ndarja e njësive administrative do të ishte si më poshtë:

– Bashkia Fier: Fier, Qendër, Topojë, Mbrostar dhe Mënenas.

-Bashkia Patos: Patos, Zharrëz, Portëz dhe Ruzhdie.

-Bashkia Roskovec: Roskovec, Kuman, Kurjan dhe Strum.

-Bashkia Lushnjë: Lushnjë, Karbunarë, Hysgjokaj dhe Ballagat.

-Bashkia Divjakë: Divjakë, Rremas dhe Gradishtë.

-Bashkia Ardenicë: Kolonjë, Bubullimë dhe Libofshë.

-Bashkia Krutje: Fier-Shegan, Allkaj dhe Krutje.

-Bashkia Dushk: Dushk, Grabian, Golem dhe Tërbuf.

-Bashkia Mallakastër: Ballsh, Qendër, Greshicë dhe Aranitas.

-Bashkia Fratar: Fratar, Selishtë, Hekal dhe Kut.

-Bashkia Levan: Levan dhe Frakull.

-Bashkia Cakran: Cakran.

Një nga ndryshimet që bie më shumë në sy është kalimi i njësisë administrative Libofshë, e cila aktualisht është pjesë e Bashkisë Fier, në përbërje të Bashkisë së re të Ardenicës.

Mbetet për t’u parë nëse ky propozim do të gjejë mbështetjen e shumicës parlamentare dhe nëse palët do të arrijnë një konsensus për reformën e re administrativo-territoriale. Për momentin, propozimi i Partisë Demokratike është bërë publik dhe pritet të jetë pjesë e diskutimeve në procesin e reformës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button