Përplasen makinat, shtypen delet dhe ndërron jetë çobani në Suk1.

Rroskovec – Aksident me pasoje plagosje e më pas ndërron jetë çobani pak minuta më pare ne Suk1 te bashkise Rroskovecit.
Aksidenti ka ndidhur në aksin rrugor rural nga Marinza për në Suk1 në afërsi të një karburanti. Dy automjete tip benz janë përplasur duke goditur afo 30 krerë dele por dhe duke plagosur çobanin e tyre i cili më pas ka vdekur në spital pohojnë burime paraprake nga fshati Suk1.
I plagosuri është dërguar për ndihme mjekësore në spitalin rajonal Fier dhe po merr mjekimin, sl bashku me një drejtues mjeti.
Nga përplasja mjeti ka goditur duke i shkaktuar vdekje afro 30 krerë dele
Edhe pse bluzat e bardha jane munduar ta mbajnë në jetë, çobani ka ndërruar jetë, ndërkohë që drejtuesi i mjetit po merr mjekim
Policia ka shkaur në vëndin e ngjarjes e po punon për zbardhjen e aksidentit.


Fier/Informacion paraprak
Rreth orës 18:00, në aksin rrugor Berat-Roskovec, në fshatin Suk 1, automjeti me drejtues shtetasin Q. M., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin K. A.
Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit është bërë ndërprerja e rrugës nga disa bagëti të imëta.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasi Festim Gllava i cili po kalonte bagëtitë e imëta në rrugë, ku disa krerë bagëti kanë ngordhur, po si pasojë e përplasjes.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.