AKTUALITETKRYESORE

Vjosa e ‘egër’, kërcënon me erozion, lumi u afrohet banesave në fshatin Kashisht

Erozioni i lumit Vjosë ka shkaktuar dëme në toka bujqësore dhe zonat pyjore në pesë fshatra të bashkisë së Fierit. Vetëm në njësinë administrative Frakull, lumi ka gërryer 17 ha tokë bujqësore dhe 35 ha pyje. Banorët kërkojnë marrjen e masave, pasi erozioni rrezikon banesat.

Rreshjet e shumta të rëna në stinën e dimrit si në zonën e kufirit Grek ashtu dhe në jug të vëndit ka bërë që lumi më i egër në Europë, Vjosa të grryej e të marr me vete dhjetra hektarë tokë të mbiella e pyje në pesë fshatra të njësisë administrative Cakran, Frakull dhe Levan. Në fshatin Kashisht lumi i është afruar banesave edhe 4 metra më afër.

Banorët thonë se grryerjet e lumit vazhdojnë si cdo vit pasi e kanë në “sistemin e tyre” 4 apo pesë vjet lëviz shtratin në njërën anë dhe 4 apo 5 vjet të tjera në anën tjetër.

Kreu i njësisë administrative Frakull Dashamir Troka ka pohuar se: Me gjithe ngritjen a argjinaturave mbrojtese ne lumin Vjosë, përsëri kemi gerryerje te shumta ne siperfaqe toke qe fillon nga fshati Varibop i njesise administrative Cakran vazhdon me tokat e fshatit Kashishte, Sheq Musa Lala, Ade e deri ne Ferras.

Demet ne tok bujqesore jan gati 17 ha ndersa fond pyjor gati 35 ha.
Karakteristik eshte se kemi te bejme me levizje te shpeshta te shtratit te lumit nga te dyja anet, zona e Vlorës ashtu dhe e Fierit.

Vjosa eshte lumi më i egët në Europë, është shume i rrezikshem i cili del her pas here nga shtrati duke shkaktuar dëme si me erozion ashtu dhe përmbytje toka bujqësore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button