Partia e Lirisë ka dorëzuar këtë të të shtunë në Komsionin Qendror të Zgjedhjeve kandidaturat për anëtar të KZAZ-ve për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023. Te premten Partia Demokratike, dorëzoi në KQZ listën e anëtarëve për në KZAZ. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në ndarjen e komisionerëve në KZAZ-të për zgjedhjet lokale të 14 majit, vendosi më datë 9 janar 2023, që PS të propozojë 2 anëtarë për çdo KZAZ si partia më e madhe e mazhoranancës dhe Partia Demokratike 2 anëtarë si partia më e madhe e opozitës.
Partia Socialdemokrate dhe Partia e Lirisë do të kenë nga një anëtar. Kjo vjen ngaqë janë partitë e dyta më të mëdha nga maxhoranca dhe opozita. Anëtari i shtatë do të zgjidhet me short.