Friday, March 29, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeMODËTH@SHETHEMELuana Vjollca do të marr pjesë në dasmën e yllit ndërkombëtar

Luana Vjollca do të marr pjesë në dasmën e yllit ndërkombëtar

Luana Vjollca së shpejti do të marrë pjesë në një ceremoni martesore, krahas shumë personazheve të njohur botëror. Moderatorja shqiptare ka marrë një ftesë nga ylli ndërkombëtar Lele Pons, për të qenë në dasmën e saj.

Këtë e bëri me dije vetë Luana e cila ka ndarë në Instastory një foto të ftesës së ardhur.

“Mezi po pres,”-shkruan Vjollca krahas imazhit të ftesës, duke etiketuar edhe dy artistët e njohur.

Sakaq moderatorja Luana Vjollca këtë sezon ka qenë e angazhuar me programin e saj “Zemër Luana” në Tv Klan. Ndërsa nuk dihet lidhja e saj me yllin botëror, aq sa për të marrë pjesë në dasmën e saj.

Nga ana tjetër Lele Pons dhe Guaynaa së shpejti do ta kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë. Çifti i famshëm u fejua para dhjetëra mijëra njerëzve gjatë Tomorrowland 2022. Për momentin e paharrueshëm Guaynaa u ul në një gju dhe e pyeti këngëtaren venezueliane nëse donte të martohej me të.

Ylli portorikan dhe Lele e bënë publike lidhjen e tyre në dhjetor 2020. Thashethemet për lidhjen e tyre filluan të qarkullojnë kur publikuan këngën “Se Te Nota” në shtator 2020. Marrëdhënia e tyre ka lulëzuar gjatë vitit të kaluar, me ta duke ndarë shumë piketa në mediat sociale dhe shumë video gazmore.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME