AKTUALITET

Plagosja tek “Zogu i Zi”/ Gjykata jep Arrest me burg në mungesë për autorin dhe ish gruan e tij

Fier – Drejtoria e Policisë Vendore në Fier ka ndarë një informacion shtesë në lidhje me një plagosje të ndodhur disa ditë më parë në vendin e qujatur “Kryqëzimi i Zogut të Zi” ku mbeti i plagosur një shtetas 40 vjeçar. Policia pohon se ata janë shpallur në kërkim por gjykata e juridiksionit Fier u ka dhënë në mungesë masën e sigurisë “arrest me burg” por akuzohen për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

Njoftimi i Policisë

Në vijim të informacionit të datës 05.01.2025, mbi plagosjen me armë zjarri të shtetasit G. H., 40 vjeç, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Zogut të Zi”, sqarojmë se si rezultat i veprimeve hetimore u bë shpallja në kërkim e shtetases M. H., 29 vjeçe (bashkëshortja e 40-vjeçarit). Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e saj, si dhe të autorit të plagosjes, shtetasit K. B., 26 vjeç.

Më datë 08.01.2025, për këta shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, përkatësisht për shtetasin K. B., për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, ndërsa për shtetasen M. H., për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button