AKTUALITET

Plas dajaku mes dy familjeve, pesë të arrestuar

Policia e Kamzës ka vënë në pranga 5 persona në Valias, pas një sherri mes dy familjeve. Përplasja dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasit S. K., 57 vjeç, J. K., 28 vjeç, J. K., 35 vjeç(babai me dy djemtë) G. D., 54 vjeç dhe R. D., 30 vjeç(babë e bir), pasi në Valias, për motive të dobëta, janë konfliktuar me njëri-tjetrin dyshohet me sende të forta.

Në vijim të veprimeve u proceduan në gjendje të lirë shtetasit V. K., 55 vjeçe, R. A., 24 vjeç dhe L. D., 53 vjeçe, të përfshirë në konflikt”, njofton policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button