Bojkot 11 Majit/ Banorët në Afrim i Ri të harruar nga shteti

Mungesa e infrastrukturës si dhe harresa nga shteti detyron banorët e lagjes ‘Mallakastra’ në Afrim i Ri në Fier, që të bojkotojnë zgjedhjet e 11 majit.
Ata shprehen se ankesat e tyre për rrugë, ndriçim e kanalizime, kanë rënë në vesh të shurdhër dhe kanë vendosur që këto zgjedhje mos të shkojnë të votojnë nëse nuk marrin zgjidhje për problemet e tyre.
Banorë të lagjes ‘Mallakastra’ në Afrim i Ri në Fier do të bojkotojnë zgjedhjet e 11 majit. Shkak për këtë vendim që kanë marrë është bërë mungesa e infrastrukturës në këtë lagje e cila sipas banorëve është e harruar nga shteti.













Banorët thonë se janë ankuar në bashki por askush nuk i ka dëgjuar. Ata shprehen se këto votime në 11 Maj jo vetëm nuk votojmë por nuk lëmë as kutitë të vijnë në qendra votimi.







Lagja ‘Mallalastra’ në Afrim i Ri është vetëm 500 metra larg qendrës Fier pas shinave të hekurudhës Fier – Vlorë. Ajo që shihet sot është se në këto banesa janë me gropa septike, ku një vesë shiu tejmbushen e derdhen në oborre e kanalet anës rrugëve kryesore duke u bërë shkaktare për sëmundje, rrugët në dimër baltë e verë pluhur, pa ndriçim dhe pa kosha për të hedhur mbetjet urbane.