AKTUALITET
Xing makinash pranë Drejtorisë Vendore të Policisë në Fier (vidio)

Fier – Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Fier- Patos , pranë Drejtorisë Vendore të Policisë.
Dy automjete tip “ Benz” dhe “ Volswagen” janë përplasur me njëra- tjetrën duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, por ende nuk dihet nëse ka të lënduar.
Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia dhe grupi hetimor për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.
Ky aks dallohet për trafikun e madh të automjeteve vecanërisht gjatë ditëve të festave, ndërkohë që njihet edhe si njollë e zezë për shkak të aksidenteve të shumta, jo pak herë me pasoja fatale.