Friday, April 26, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETPolicia rrugore në Fier kontrolle për parandalimin e aksideteve

Policia rrugore në Fier kontrolle për parandalimin e aksideteve

Policia Rrugore Fier vijon kontrolle të përqendruara në drejtim të shkeljeve që janë burim aksidenti.

Me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë në rrugë, Policia Rrugore ka vijuar punën për evidentimin dhe procedimin e personave që drejtojnë mjetet në mënyrë të parregullt, si dhe për konstatimin e shkeljeve që janë burim i shtuar për aksidente rrugore.

Janë ushtruar kontrolle të shumta në të gjitha akset rrugore të qarkut, jo vetëm për menaxhimin e trafikut dhe për parandalimin e aksidenteve rrugore, por edhe për evidentimin, verifikimin dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që drejtojnë mjetet në gjendje të dehur, që kryejnë manovra të rrezikshme në rrugë, nuk vendosin rripin e sigurimit apo përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit.

Nga kontrollet e ushtruara, gjatë javës që lamë pas janë proceduar penalisht 6 shtetas për drejtim mjeti në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi.

Gjithashtu, janë pezulluar 110 leje drejtimi, nga të cilat 100 për shpejtësi tej normave të lejuara dhe 10, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Policia Rrugore e Fierit do të vijojë kontrollet në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, për të gjitha kategoritë e mjeteve, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier falënderon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe apelon për më shumë rregull e siguri në rrugë, në favor të jetës dhe të shëndetit të qytetarëve.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME