Friday, April 26, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeMODËTH@SHETHEMEPoni: Mora të vetmin vlonjat të "derës" tolerancës

Poni: Mora të vetmin vlonjat të “derës” tolerancës

Këngëtarja e mirënjohur, Poni ka qenë gjithmonë hermetike në lidhje me jetën e saj jashtë skenës, ndërsa ka preferuar ta mbajë larg vëmendjes së publikut partnerin e saj vlonjat si dhe djalin e tyre të vogël.

Në një intervistë, këngëtarja iu përgjigj pyetjes se nëse nuk do të kishte qenë nga Vlora, nga do ta merrte partnerin. “Poni, po të mos e merrje nga Vlora nga do e merrje”, ishte pyetja që iu bë. Këngëtarja theksoi se ishte ajo që e mori të vetmin vlonjat tolerant që ishte.

“Mendoj se çdo gjë është e shkruar, kur kam qenë e re mendoja se nuk do të merrja kurrë një burrë nga Vlora sepse me natyrën që kam që kemi atë 5 minutshin tonë klasik nuk do të më duronte njeri. Me thënë të drejtën mendoja se mund të ndodhte diçka në Shqipërinë e Mesme se janë më të butë. Por intuita më la në baltë se dhe shkova aty ku e kishte shkruar zoti. Gjeta një vlonjat tolerant i vetmi që ishte e mora unë”.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME