PS shpall “non grata” Erion Braçen në qarkun e Fierit, ja kalon Tiranës
Pas spostimit të Paneli Majkos, një tjetër figurë e rëndësishme e Partisë Socialiste, duket se është spostuar nga drejtimi i Fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit. Erjon Braçe, është larguar nga Qarku i Fierit, ku drejtimin politik e ka marrë zëvendëskryeministrja Belinda Balluku. Shkak për largimin e Braçes është bërë përplasja me Ballukun për strukturat në zonën e Divjakës.
Pas spostimit të Pandeli Majkos, një tjetër figurë e rëndësishme e Partisë Socialiste, duket se është spostuar nga drejtimi i Fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit. Burime nga kampi rozë njoftojnë se Erjon Braçe, është larguar nga Qarku i Fierit, ku drejtimin politik e ka marrë zëvendëskryeministrja Belinda Balluku. PO të njëjtat burime kanë saktësuar se kjo lëvizje vjen pas përplasjeve mes Braçes dhe Belinda Ballukut, që me sa duket e ka zëvendësuar socialistin e vjetër me të besuarit e saj, që aktualisht mbajnë postë të rëndësishme në qeverinë Rama. Krisjet e Rilindjes me Erjon Braçen kanë nisur që prej zgjedhjeve lokale, kur kryeministri Edi Rama kandidoi në Bashkinë e Divjakës jo të besuarin e Braçes.
Edhe pse duket se situata u sheshua, në mbledhjen e fundit me drejtuesit e qarqeve është vendosur edhe largimi i vet deputetit socialist, I cili kohët e fundit nuk ka kursyer as statuset ironike në rrjetet sociale. Dy ditë para se të merrej vendimi për largimin e Erjon Braçes nga Qarku i Fierit, vetë deputeti postoi një foto me Belinda Ballukun ku shkruante se njeriu është i lumtur kur ka miq dhe nuk i këmben për asgjë, duke nënkuptuar luftën me njerëzit e tij në këtë zonë. Në korridoret e Partisë Socialiste flitet se Braçe do të angazhohet në Qarkun e Tiranës, por deri më tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar./ Syri