Friday, December 6, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKULTURËPse Dua Lipa mungoi në koncertin lamtumirës të Elton John

Pse Dua Lipa mungoi në koncertin lamtumirës të Elton John

Sir Elton John tha që Dua Lipa do të mungojë në koncertin e tij epik dhe të fundit në Glastonbury, për shkak se “ajo është duke punuar shumë në New York”.

Burimet e afërta me Rocket Man (76), i thanë MailOnline që pop ylli kosovar (27), e cila bashkëpunoi me të në këngën Cold Heart, nuk do të jetë në gjendje që të këndojë në koncertin që u mbajte të dielën në mbrëmje, për shkak të disa angazhimeve të saj tej oqeanit.

Pavarësisht se Dua u tentua disa herë që të kontaktohet që dy ditë, ajo ende nuk ka dhënë komentin e saj.

Në vend që t’i bashkohet Eltonit në skenë derisa ai këndoi për herë të fundit në karrierë, Dua ka shpërndarë disa foto në storyn e Instagramit të saj ku shihet në një darkë familjare.

Në vend që t’i bashkohet Eltonit në skenë derisa ai këndoi për herë të fundit në karrierë, Dua ka shpërndarë disa foto në storyn e Instagramit të saj ku shihet në një darkë familjare.

Fituesja e disa çmimeve BRIT,  e njohur për hitet e saj që përfshinë New Rules, Don’t Start Now dhe One Kiss, është përqeshur nga fansat pasi që ajo ka zgjedhur “që ta shijojë një vakt të mirë” në vend që të jetë në skenë me Eltonin në Glastonbury, njeriun që konsiderohet piramida e muzikës moderne.

Por, MailOnline mëson që Eltoni dëshironte që ta mbante këtë paraqitje të shumëpritur të tij të “freskët” dhe të “paparashikueshme”, kështu që  bashkëpunojë në këngë të tjera si me Brandon Flowers në skenë, e cila gjë paraqiti befasi para 200 000 spektatorëve.

Paraqitja e fundit e Duas me Eltonin ishte në nëntor në stadiumin e Los Angeles Dodgers gjatë turneut të tij “Farewell Yellow Brick Road”, i cili përfundoi në muajin e radhës në Suedi.

Kiki Dee iu bashkua atij për një interpretim të ri të këngës së tyre të famshme “Don’t Go Breaking My Heart” në të njëjtën natë në LA kur këndoi edhe Dua, i cili ishte koncerti i tij i fundit në SHBA, por ato po ashtu munguan në koncertin e tyre në Glastonbury.

“Dua pati një rol të madh në koncertin në stadiumin Dodgers, për të cilin Elton i është shumë mirënjohës”, tha një burim, shkruan MailOnline, transmeton GazetaExpress.  

“Kishte një mendim që ai dëshironte që skena e tij në Glastonbury të ishte ndryshe, duke sjell mysafirë befasi, duke e bërë atë më të pa parashikueshëm”.

“Kjo nuk do të thotë që ai nuk do të dëshironte të shfaqej Dua, nëse logjistika do ta konsideronte këtë gjë si hap para”.

“Por, fakti që ajo ishte në SHBA e zori atë jashtë ekuacionit”.

Duke prezantuar këngën “Cold Heart”, e cila ishte hiti numër 1 në vitin 2021, Eltoni tentoi të mos e thërriste emrin e Duas, duke i thënë turmës: Personi me të cilën bëra këngën nuk është këtu, kështu që do të kërkojë nga ju që ta këndoni pjesën e saj, ju lutëm a mund ta bëni më zë të lartë, shkojmë.

Me vonë ai i kërkoi turmës që të këndonte më të duke thënë, “hajde Dua, hajde djema”.

Në vend të Kiki Dee, e cila këndon në origjinal këngën me Elton “Don’t Go Breaking My Heart”, Elton paraqiti Rina Sawayama në skenë, duke e quajtur atë yll “me një talent të jashtëzakonshëm dhe një mikeshë të tij të dashur”.

Pas saj erdhi frontmani i grupit The Killers, Brandon Flowers, mysafirë të tjerë të Eltonit ishin emra jo shumë të njohur të muzikës nga Amerika si Stephen Sanchez dhe Jacob Lusk i Gabriels, si dhe kori i Kishës “London Community Gospel Choir”.

Ai ka shpjeguar arsyen e tij pse e ka ftuar Stephen, i cili këndon këngën e tij “Until I Found You”, ku e ftoi që ti bashkohet në skenë duke thënë: Kur zgjedh mysafirët e mijë për këtë koncert, doja të kisha artist të ri – përveç një personi.

“Këtë djalë e dëgjova vitin e kaluar duke kënduar në një radio në Amerikë. Nuk mund ta besoja që dikush me 19 apo 20 vite në moshë mund të kompozonte një këngë të tillë. Kështu që i kërkova atij të vinte në Glastonbury dhe të këndonte këngën e tij”.

Baza e madhe e fansave të Eltonit, të cilët ai i falënderoi gjatë paraqitjes së tij për mbështetjen që i dhanë gjatë 50 viteve karrierë, shpresonte që Dua, Britney Spears e cila këndon këngën e tij më 2022, “ Hold Me Closer”, mund t’i ishin bashkuar atij në skenë.

Koncerti dy orësh i Elton ishte i pari që ai e këndoi në Glastonbury’s Worthy Farm.

“Nuk kam kënduar kurrë aty, por erdhi në momentin më të mirë të karrierës sime dhe kishim edhe shumë mysafirë…Nuk di si t’ua them por ishte një shfaqje ndryshe që njerëzit e shohin të turneu “Farewell Yellow Brick Road tour”, e cila gjë është mirë, e që unë nuk dëshiroja që ta bëja të njëjtën gjë në Glastonbury”, tha ai për gazetaren Clara Amfo të Radio One.

“Nuk do të ishte fund më i përsosur për të kënduar në Britani se vendi i quajtur Glastonbury”, shtoi ai. /GazetaExpress/

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME