Tuesday, April 16, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeLIFESTYLEMAGAZINËPse ndërtojnë shtëpi në një lartësi prej 30 metrash, a janë njerëz...

Pse ndërtojnë shtëpi në një lartësi prej 30 metrash, a janë njerëz kanibalë?

Ky fis i izoluar që jeton në pyjet e Papua Guinesë së Re thuhet se është kanibalë

Shumicës së njerëzve u duket mjaft e çuditshme kur dëgjon se diku ka fise që ende jetojnë si në epokën e gurit. Por, për disa banorë të planetit tonë, braktisja e mënyrës tradicionale të jetesës është e paimagjinueshme.

Një nga këto fise është Korowai, nga Papua Guinea e Re – i zbuluar para më pak se gjysmë shekulli. Që atëherë është shkruar shumë për ta, që nga ajo se janë popullata më e pazakontë në planetin tonë e deri te ajo se janë kanibalë të pasionuar, transmeton Telegrafi.

Por kush janë ata në të vërtetë? Si jetojnë ata? Dhe cilat prej tregimeve rreth tyre janë spekulime?

Kush janë Korowait?

Korowai është një fis i vogël nga Papua Guinea e Re, i cili prej vitesh fshihet nga njerëzimi në pyje të egra dhe të rrezikshme.

Nëse duhen besuar antropologët që u përpoqën t’i studionin dhe t’u afroheshin më shumë, duket se tani për tani numri i tyre është diku nga një deri në tre mijë pjesëtarë.

Një nga specifikat që lidhet me këtë fis është se ata jetojnë në shtëpi që janë 30 metra mbi tokë. Ka shumë arsye për këtë, nga kafshët e egra dhe të uritura deri te besimi se shpirtrat e këqij nuk mund të ngjiten aq lart. Kjo është arsyeja pse ata nuk ngjiten vetëm në pemë, por gjithmonë me të gjitha gjërat me vlerë që zotërojnë, sepse vetëm kështu mund t’i mbroni nga ndikimi i forcave të liga.

Por si i ndërtojnë në radhë të parë shtëpi të tilla?

Duke marrë parasysh se të gjitha veglat e tyre janë prej guri dhe kocke, ngjitja në shtëpi të larta duket si një përpjekje e pamundur. Megjithatë, si material kryesor përdorin gjethet e palmës, ndërsa shkallët janë të punuara me hardhi. Burrat e fisit i përcjellin brez pas brezi aftësitë e ndërtimit të strehimoreve të tilla.

Sa i përket ushqimit, gjërat janë shumë të thjeshta, ata mblidhen apo gjuajnë për ushqim. Megjithatë, baza e dietës së tyre është pema e sagos.

Shkencëtarët kanë llogaritur se ata jetojnë mesatarisht rreth 30 vjet, disa e lidhin me mungesën e ilaçeve dhe të tjerë me pirjen e duhanit. Megjithatë, është e vërtetë që në fisin Korowai ka shumë të moshuar dhe se problemi më i madh është vdekshmëria e lartë foshnjore.

Për sa i përket komunikimit, anëtarët e fisit deri vonë shmangnin çdo kontakt me të huajt. Megjithatë, vitet e fundit, gjithnjë e më shumë të rinj po zbresin nga pemët, duke u përpjekur të zotërojnë arritjet e epokës moderne.

Sa i përket strukturës së shoqërisë, fisi është i ndarë në disa bashkësi, të cilat mbajnë kontakte. Një burrë konsiderohet kreu i familjes dhe nëse një burrë mund të mbështesë një grua tjetër, ai do ta marrë atë.

Interesante janë edhe “ritualet” e martesës. Një grua, pavarësisht nga patriarkalizmi, mund të refuzojë miqësinë e çdo burri. Mirëpo, janë shënuar raste të shumta kur ka ndodhur hakmarrja, kështu që burrat e ofenduar kanë djegur shtëpitë e vajzave të tilla. Kjo përfundimisht rezulton me martesë mes tyre, për të parandaluar hakmarrjen e mëtejshme.

istock

A praktikohet kanibalizmi?

Fakti më intrigues që lidhet me këtë fis dhe diçka që debatohet shumë është nëse ky fis është kanibalë? Edhe pse nuk ka prova konkrete për një praktikë të tillë, disa studiues janë absolutisht të sigurt se nuk i shmangen konsumimit të mishit të njeriut. Gjithçka që ekziston janë tregimet e udhëtarëve që mund të keqinterpretojnë me lehtësi historitë e kanibalizmit, bazuar në kafkat që ata mbajnë në shtëpitë e tyre.

Nga i kanë marrë? As nuk mund të thuhet me siguri, por disa teori thonë se mund të jenë eshtrat e njerëzve të dashur.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME