SPORT

PSG përmbysje spektakolare ndaj City-t , Reali ‘shtyp’ Salzburgun

Manchester City e nis me gol pjesën e dytë ndaj PSG-së. Në minutën e 50-të të takimit, Jack Grealish, i hedhur në fushë në pjesën e dytë në vend të Savino-s, e dërgoi me forcë topin në rrjetë. Vetë dy minuta më vonë realizoi Haaland, por PSG u kundërprgjigj shumë shpejt me golat e Dembele dhe Barcola. Nuk ndalen parizienët, shënon golin e përmbysjes Neves në të 78-tën.

PSG – Manchester City 3-2

Sparta e Pragës arrin të rezistojë më pak se 12 minuta përballë Interit në Pragë.

Lautaro Martinez realizon një gol të pazakontë në shtyllën e dytë, pas një krosimi të saktë nga Bastonit.

Sparta e Pragës – Inter 0-1

Shënon pa u mbyllur pjesa e parë edhe Milani. Pas shumë përpjekjesh të dështuara, më në fund Rafael Leao e dërgon topin me prepotencë në rrjetë.

Milan – Girona 1-0

Reali i Madridit e zhbllokon në minutën e 23-të rezultatin e ndeshjes me Salzburgun në “Bernabeu”. Pas një kundërsulmi të shpejtë, Rodrigo shtyn në rrjetë një krosim të Vinicius, që zbutet nga Bellingam, për t’ia bërë më të lutë brazilianit, 1-0. Rodrygo relizon të dytin personal në minutën e 35-të, ndërsa në pjesën e dytë gjen rrjetën Mbappe dhe Vinicius dy herë.

Real Madrid – Salzburgut 5-1

Nuk është mbrëmja e Bayernit. Gimenez realizon dy gola gjatë pjesës së parë për Feyenoordin.

Feyenord – Bayern 2-0

Arsenal – Dianamo Zagreb 2-0

Celtic – Young Boys 1-0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button