Thursday, December 5, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETRama për Ervis Martinajn: Policia ka një version për zhdukjen

Rama për Ervis Martinajn: Policia ka një version për zhdukjen

Kryeministri Edi Rama ka folur sërish lidhur me zhdukjen e Ervis Martinajt. Ai tha se policia ka një version të saj për këtë çështje.

Megjithatë sipas tij për ta komunikuar zyrtarisht këtë version duhen prova. Kreu i qeverisë theksoi se kjo ngjarje është dhe një nga arsyet përse rezultatit i punës së Gledis Nano u bë edhe më i dobët.

“Këtë e theksova në fjalimin para trupës drejtuese të Policisë së Shtetit. Kjo ishte dhe arsyeja kryesore mes atyre që përmenda. Ne e pamë të udhës që t’i kërkojmë Drejtorit të Përgjithshëm të bëjë një hap mbrapa.

Është e pabesueshme që të jetojmë në një Big Brother të kronikës së zezë dhe me spekulantë që hedhin lloj-lloj versionesh. Ndërkohë mediat udhëheqin këtë telenovelë për aq kohë sa policia nuk ka versionin zyrtar.

A ka policia informacion? Këtë do e shikojmë. A kam unë një version? Unë jam vazhdimisht i informuar nga Policia e Shtetit. Problemi është që policia duhet të ketë version të bazuar në prova.

Policia ka shumë më tepër se të tjerët, por kur bën një deklaratë zyrtare duhet të ketë prova. Uroj ta ketë versionin sa më shpejtë” – tha Rama në Opinion.

Por a ka lidhje rikthimi i basteve sportive ka lidhje me zhdukjen e Ervis Martinajt. Rama e hodhi poshtë këtë.

“Kjo është halucinante dhe kriminale. Çështja e lojërave të fatit është e qartë s’ka lidhje me teori. Nuk ka shans të rikthehen lojërat e fatit. Nuk do ketë hapje të lojërave të fatit.

Kemi një problem të vetëm, që ka të bëj më bastet sportive online, një problem që e ka dhe Kina e cila ka dhe dënim me vdekje nëse kapesh duke luajtur. Kjo çështje është hapur kohë më parë nga presidenti  Federatës.

Të akuzosh qeverinë se angazhohet në iniciativa të tilla për shkaqe të kësaj natyrë është kriminale. Janë të pavërteta” – tha Rama.  

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME