Pak orë pasi Partia e tij i rrëzoi amendamentet në Kuvend, deputeti Erion Braçe ka ngjallur dyshime me një postim pas mesnate në Facebook.
Braçe ka postuar një foto të tijën në Kuvend dhe shkruan: “KOHA PER PUNE TJETER!”,
Në gjuhën politike ky togfjalësh lë shtigje interpretimi se ai po mendon reagim politik. Por mundet që kjo të nënkuptojë tërheqjen e tij nga politika dhe kthimin në profesionin e gazetarit, duke mos harruar se Erion Braçe zotëron shumë dokumenta gjatë këtyre viteve.