Friday, May 3, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETRolex, veshje Balenciaga, parfume Armani e syze Louis Vuitton, ja sekuestrot e...

Rolex, veshje Balenciaga, parfume Armani e syze Louis Vuitton, ja sekuestrot e SPAK nga goditja e dy grupeve kriminale

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka lëshuar ditën e djeshme 18 urdhërarreste për disa persona të dyshuar si anëtarë të një grupi kriminal. Mes të arrestuarve janë edhe punonjës policie, të dyshuar për kontrabandë, pastrim të sendeve të përdorura për veprimtari kriminale.

Gjithashtu, është ndaluar edhe ish-shoferi i Ardi Veliut, i cili ka qenë Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, e që aktualisht mban postin e kreut të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore. Bashkë me të janë ndaluar dhe gruaja e vajza e tij

Grupi trafikonte sende me vlerë të vjedhura jashtë Shqipërisë, në Francë dhe vende të tjera të Bashkimit Evropian. Në njoftimin zyrtar të SPAK në lidhje me operacionin bëhen me dije detaje mbi dy grupe kriminale shqiptare që pastronin para e sillnin mallra luksoze kontrabandë në Shqipëri. Gjatë kontrollit të ushtruar në territorin shqiptar, janë sekuestruar dhjetëra sende luksoze që janë vjedhur apo përftuar nëpëmjet pastrimit të parave në territorin francez.

Sipas njoftimit të SPAK nga hetimet paraprake të kryer në territorin francez nga autoritetet gjyqësore të këtij vendi, është mundur të evidentohet veprimtaria kriminale e kryer nga shtetas me origjinë shqiptare, të cilët dyshohet se vidhnin sende të ndryshme dhe pastronin të ardhurat që rridhnin nga to brenda territorit francez dhe më pas atij shqiptar.

Bazuar akteve të administruara rezulton se, grupet kriminale që kanë vepruar në kuadër të aktivitetit të paligjshëm kriminal, si në territorin francez, ashtu dhe atë shqiptar janë dy.

Në lidhje me grupin e parë, rezulton se personat nën hetim pas grumbullimit të sendeve të vjedhura në territorin francez dhe shumave monetare që rridhnin nga veprimtaria kriminale, pasi i depozitonin në një hotel, ua jepnin ato në dorëzim për t’i transportuar në mënyrë të paligjshme në Shqipëri.

Në lidhje me grupin e dytë, rezulton se, personat nën hetim, në bashkëpunim me anëtarët e grupit të parë, kanë ushtruar veprimtarinë e tyre kriminale duke transportuar shuma monetare në sasi të madhe, dhe të padeklaruara nga Shqipëria-Francë.

Këto shuma të përdorura për blerjen e sendeve të luksit, kapin një shifër prej 724,386 euro, shifër kjo që i përket vetëm transaksioneve bankare, pa përfshirë këtu shumat në cash të cilat janë transportuar nëpërmjet kufirit shtetëror në mënyrë të paligjshme që kapin vlerën e 2.113.000 Euro dhe 35.000 Franga.

Përveç këtyre shumave monetare personat nën hetim kanë transportuar në mënyrë të paligjshme edhe rreth 3.4 kg sende të çmuara (flori). Produktet e luksit të blera në territorin francez nga këta shtetas janë transportuar në Shqipëri nga vetë ata si dhe bashkëpunëtorët e tyre nëpërmjet kompanive të transportit Francë-Shqipëri. Këto sende më pas janë futur kontrabandë në territorin shqiptar, të cilët janë shitur tek persona të ndryshëm duke fshehur njëkohësisht edhe të ardhurat e fituara nga ky aktivitet i paligjshëm.

Gjithashtu, në kuadër të aktivitetit të paligjshëm kriminal rezulton se personat nën hetim si dhe bashkëpunëtorët e tyre kishin mbështetjen dhe përkrahjen e disa punonjësve të policisë dhe doganës të planizuar me shërbim pranë PKK Port-Durrës.

Gjatë kontrollit të ushtruar në territorin shqiptar, janë sekuestruar sendet e mëposhtme:

1 armë zjarri tip Pistoletë;

65.300 Euro;

9.900 USD kanadez;

60 ora dore (Hamilton, Omega, Rolex, Baume & Mercier, Cartier, Breitling, Hublot Geneve, Edifice etj);

1 (një) Aparat Fotografik;

9 Laptopë;

7 I-Pad;

3 Tablet;

28 Aparatë celularë;

2 kompjuter;

33 copë Bizhu;

2 monedha ari;

Sasi e konsiderueshme syze dielli të markave të ndryshme luksoze (DG, Louis Vuitton, Ray Ban, Giorgio Armani, Versace);

Sasi e konsiderueshme parfume dhe kremrash (Versace Dylon Blue, Dolce Gabbana, Hermes, Avon Glamour, Asabi; Channel Blue; Armani “Si”, Louis Vuitton; etj;

1 stilolaps Cartier;

2 Stilograf;

Karta të ndryshme bankare;

Veshje të markave të ndryshme si Dior, Christian Louboutin, Christian Dior, Hermes, Moncleir, Balenciaga, si edhe Canta apo Këpucë të firmave prestigjoze;

Autoritete Franceze të Drejtësisë kanë arrestuar 13 persona (në kuadër të Skuadrës së Përbashkët Hetimore).

Gjatë kontrollit të ushtruar nga autoritetet franceze janë sekuestruar:

215 569 Euro;

115 copë Bizhu të ndryshme;

50 orë dore të markave të ndryshme luksoze etj;

Hetimet vazhdojnë në lidhje me ekzekutimin e masave të sigurimit për bashkëpunëtorët e personave të arrestuar, si dhe grumbullimin dhe sigurimin e provave për personat e tjerë që janë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Më poshtë emrat e disa prej të arrestuarve: 
Sokol Idrizaj 
Elda Idrizaj
Vangjush Kashari 
Agustin Mesuli 
Altin Doda 
Florjan Bakri 
T.Baruti

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME