Monday, October 7, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETRomir Saraçi: Aktakuza përcakton qartë, pasi mori para, Mcgonigal nisi hetime me...

Romir Saraçi: Aktakuza përcakton qartë, pasi mori para, Mcgonigal nisi hetime me dokumente nga zyra e Ramës

I ftuar në Çim Peka Live ishte kryeredaktori i Syri Tv, Romir Saraçi ku bëri publike disa nga pikat kryesore të aktakuzës që rëndojnë mbi zyrtarin e FBI dhe bashkëpunimit të tij me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Saraçi është shprehur se, zyra e kryeministrit ka dhënë informacione për të sulmuar opozitën në vitin 2018 dhe për të lobuar kundër tyre në administratën e SHBA-së.

“Në aktakuzë thuhet në pikën 17 se: I pandehuri Mc Gonigal u angazhua në një marrëdhënie financiare private me zotin A, që në dukje binte ndesh me detyrat zyrtare tij në FBI, psh. ndër të tjera i pandehuri McGonigal bëri që FBI, New York të hapte një hetim penal ndaj një shtetasi amerikan në të cilin personi A do të shërbente si një burim njerëzor kofidencial nga i cili do të përfitonte financiarisht personi A ku janë marrë dhe 225 mijë dollarë nga persona A.

Akuza pasqyron ekzekutimi të skemës duke e ilustruar me hetimin që ka hapur.

Në vazhdim të skemës për të fshehur natyrën e marrëdhënieve të tij me personin A që i pandehuri McGonigal kishte për qëllim të zbulonte i pandehuri McGonigalk kreu dhe shkaktoj kryerjen e veprimeve të mëposhtme

Jo më vonë se gushti i vitit 2017 i pandehuri McGonigal u takua me personin A dhe e pyeti nëse personi A mund ti siguronte para

Ku më poshtë Neza i thotë se do t’ja sigurojë pak nga pak.

Në pikën 21 thuhet: Në 7 shtator 2017 i pandehuri McGonigal ka udhëtuar me avioni me shtetasin A për në Shqipëri, ku gjatë disa ditëve në vijim është takuar me shtetasin B dhe disa të huaj, as Mc Gonigal dhe as FBI nuk kanë paguar për akomodimin e tij në Shqipëri.

Me 9 shtator 2017 i pandehuri është takuar me personin B dhe kryeministrin e Shqipërisë.

Në pikën 26 thuhet se: McGonigal jashtë një restoranti në një makinë të parkuar në New York se ai mori 80 mijë dollarë dhe thuhet edhe për 80 mijë dollarë të tjera në New Jersey.

Në pikën 34 thuhet se: Me 20 nëntor 2017 Mc Gonigal u takua me Kryeministrin e Shqipërisë

Në pikën  36 thuhet se: Me 25 nëntor 2017 i pandehuri Mc Gonigal informojë prokurorin e departamentit të drejtësisë të përmendur më lartë për një hetim të ri penal të mundshëm që përfshin një shtetas amerikan për të kryer punë lotimi në emër të një partie shqiptare të ndryshme me atë të kryeministrin.

Në pikën 40 thuhet se: Personi A kishte marrë informacione nga zyra e kryeministrit shqiptar.”- u shpreh gazetari Saraçi.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME