Cristiano Ronaldo është rikthyer në dispozicion të Portugalisë në miqësoren ndaj Sllovenisë, pasi trajneri Roberto Martinez e lejoi të pushonte në fitoren 5-2 kundër Suedisë.
Sulmuesit të Al-Nasr ju lejuan disa ditë më shumë pushimi pas angazhimeve të tij në kampionatin e Arabisë Saudite. Por pas pushimit, kapiteni 39- vjeçar, i cili është lojtari me më shumë prezenca në histori me një kombëtare (205) dhe me më shumë gola (128), do të kërkojë sot në Lubjanë që të thellojë rekordet e tij.
Këto janë minutat e fundit të miqësoreve përpara se sulmuesi portugez të marrë ftesën për të qenë pjesë e Europianit në Gjermani, ku luzitanët do të përballen në grup me Republikën Çeke, Turqinë dhe fituesit e një nga Greqia ose Gjeorgjia.