LIFE STYLE

Roza Lati thumbon Arbanën: “Në ekran është shumë e mirë, por në prapaskenë pak egoiste”

Roza Lati ka folur hapur për marrëdhëniet në televizionin shqiptar dhe arsyet që e kanë bërë të refuzojë projekte të ndryshme.

E ftuar në emisionin “Me Nder Jush”, në Andale Media, moderatorja zbuloi se një nga ofertat që nuk pranoi ishte pjesëmarrja në reality show-n “Ferma VIP”, ku ishte ftuar së bashku me të ëmën, aktoren Rita Lati.

Sipas Rozës, arsyeja e refuzimit lidhej me moderatoren e spektaklit, Arbana Osmani. Ajo tregoi se vendimi u mor pasi mësoi se Osmani do të ishte prezantuesja e formatit.

“Unë dhe mamin na kërkuan te ‘Ferma’ dhe refuzuam kur mora vesh që ishte Arbana që prezantonte”, deklaroi Lati gjatë intervistës.

Roza Lati për Arbanën: “Në ekran është shumë e mirë, por në prapaskenë pak egoiste”

Gjatë bisedës, Roza ndau edhe përshtypjet e saj për Arbanën, duke bërë dallimin mes imazhit të moderatores para kamerave dhe sjelljes së saj jashtë ekranit.

“Arbana para ekranit është shumë e mirë, por në prapaskenë është pak egoiste në drejtimin e ekranit, ka pak ego”, u shpreh ajo.

Deklarata e Latit përfaqëson këndvështrimin e saj personal për moderatoren. Gjatë intervistës, ajo la të kuptohej se as oferta financiare, ndonëse e konsiderueshme, nuk kishte qenë e mjaftueshme për ta ndryshuar vendimin e saj.

“Profesionistët e vjetër nuk po marrin atë që meritojnë”
Përveç kësaj çështjeje, Roza foli edhe për situatën në televizionin shqiptar dhe mundësitë që u jepen figurave me përvojë.

“Profesionistët e vjetër nuk po marrin atë që meritojnë”, u shpreh moderatorja, duke ngritur shqetësimin për mungesën e disa emrave të njohur në ekran.

Ajo shpjegoi gjithashtu se mungesa e saj në televizion lidhet me kushtet e bashkëpunimit që i janë ofruar.

Sipas saj, përvoja ndër vite e ka bërë më selektive në zgjedhjen e projekteve dhe nuk dëshiron të pranojë çdo ofertë vetëm për të qenë e pranishme në ekran.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button