Rrëzohet nga 50 metra lartësi në Kapaj, plagoset rëndë 50-vjeçari

Mallakastër – Një ngjarje aksidentale ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Kapaj, ku shtetasi Fluturim Salobehaj, rreth 50 vjeç, ka rënë në një humnerë nga një lartësi prej rreth 50 metrash.
Mësohet se 50-vjeçari ka pësuar dëmtime në këmbë dhe në pjesë të tjera të trupit. Pas ndërhyrjes së shërbimeve të emergjencës, ai është nxjerrë nga humnera dhe po transportohet drejt Spitalit Rajonal të Fierit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse, policia dhe ambulanca, të cilat kanë ndërhyrë për nxjerrjen dhe evakuimin e të dëmtuarit.

Policia po punon për të zbardhur rrethanat e plota të këtij aksidenti.
Mallakastër/ Bie aksidentalisht në humnerë, shpëtohet pas më shumë se 8 orësh nga Policia dhe Zjarrfikësja, 48-vjeçari.
Në fshatin Kapaj, Mallakastër, shtetasi F. S., 48 vjeç, duke tentuar të rregullonte tubin vaditës të ujit, ka rënë aksidentalisht në një humnerë, ku ka mbetur i bllokuar.
Pas njoftimit të marrë nga familjarët, shërbimet e Policisë dhe ato të Zjarrfikëses kanë organizuar menjëherë ndërhyrjen për lokalizimin dhe nxjerrjen e tij nga humnera.
Pas një ndërhyrjeje të përbashkët, u bë e mundur nxjerrja e 48-vjeçarit, i cili kishte qëndruar i bllokuar për më shumë se 8 orë.
Shtetasi F. S. ka marrë dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit dhe, për këtë arsye, u transportua për ndihmë mjekësore në spital.
Policia e Shtetit mbetet në çdo moment në shërbim dhe në ndihmë të qytetarëve, duke ndërhyrë në çdo situatë ku kërkohet ndihma e saj.










