Saturday, April 20, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETSekuestrohen 450 kg mish pule, jashtë kushteve higjenike

Sekuestrohen 450 kg mish pule, jashtë kushteve higjenike

Një 52-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës. Ai akuzohet se ushtronte aktivitetin e përpunimit dhe të tregtimit të mishit në një magazinë duke mos zbatuar kushtet higjeno-sanitare. Blutë bëjnë me dije se në pranga ka rënë shtetasi me inicialet B.H, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit të ushtruar në biznesin e tij në rrugën “Myslym Keta”, policia i sekuestroi 450 kg mish pule.

52-vjeçari akuzohet për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e ushqimeve dhe e lëndëve të tjera të rrezikshme për shëndetin”, “Mashtrimi me produktet ushqimore” dhe “Fshehja e të ardhurave”. Sakaq, materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME