Kryebashkiaku i Barranquilla, Jaime Pumarejo, ka postuar përditësime në profilin e tij në Instagram për ndërtimin e statujës kushtuar këngëtares Shakira.
Kanë kaluar 45 ditë që nga nisja e projektit dhe politikani ka shfaqur një video e cila nxjerr në pah progresin e bërë. Statuja, e cila është vepër e skulptorit Yino Márquez dhe disa nxënësve të tij nga shkolla e arteve pamore, do të jetë 6.20 metra e lartë dhe do të jetë tërësisht prej bronzi.
Puna për nder të Shakirës është frymëzuar nga veshja e veshur nga këngëtarja në videoklipin e këngës Hip’s don’t lie. Poza është marrë edhe nga e njëjta video. “Kjo njeh një artiste nga Barranquilla, Kolumbi, e cila i dha vendin e saj në botë kulturës sonë,” shtoi Pumarejo. “Por është gjithashtu një mundësi për Yino dhe njerëzit që punojnë me të, përfshirë studentët e EDA, për të treguar se shprehje artistike si kjo mund të bëhen në Barranquilla. Dhe ja ku jemi, në lagjen e La Paz-it, me Barranquilleros të rinj që skalitin një ëndërr.”
Statuja e parë e Shakirës u ndërtua në vitin 2006. Monumenti ndodhet në një park pranë stadiumit Metropolitano. Është projektuar nga artisti gjerman Dieter Patt dhe ka një lartësi prej 16 metrash.