Sunday, October 13, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREDemi Moore flet për rikrijimin e “Ghost”

Demi Moore flet për rikrijimin e “Ghost”

Demi Moore ka folur së fundmi për ribërjen e mundshme të filmit romantik të vitit 1990 “Ghost” gjatë një interviste me Variety të botuar të martën.

Gjatë gjithë viteve, ka pasur bisedime për rikrijimin e filmit ikonik, së fundmi me Channing Tatum, i cili njoftoi planet e tij për të ribërë “Ghost” në 2023. Në filmin origjinal luajti Moore (Molly Jensen) dhe i ndjeri Patrick Swayze (Sam Wheat) si çift. Pasi Sam vritet nga shoku i tij (i luajtur nga Tony Goldwyn), ai endet në Tokë si një shpirt i pafuqishëm. Whoopi Goldberg gjithashtu luajti në film.

“Ka disa filma që më mirë të mos krijohen, por kjo varet nga personi,” tha Moore për median. “Suksesi i ‘Ghost’ ka të bëjë me alkiminë. Mendoni për Whoopi, e cila përfshiu komedinë në një mënyrë magjike. Ose Tony Goldwyn, personazhi antagonist më i papritur dhe ëmbëlsia dhe guximi i Patrick Swayze. Channing është tepër inteligjent dhe i talentuar – kush e di se çfarë do të sillte nëse do të ndodhte.”

Kur u pyet nëse ajo  do të ripërsëritte rolin e saj si Molly Jensen, Moore u përgjigj: “Duhet të shoh se çfarë do të arrijnë”.

Kjo nuk është hera e parë që aktorja e “Flawless” jep mendimin e saj për një version të ri të filmit klasik. Moore  u shpreh më parë se Tatum mund të kishte sukses me versionin e  ri .

“Shikoni, çdo histori në një farë mënyre tashmë është treguar. Gjëja e mrekullueshme është mënyra se si gjërat mund të riinterpretohen”, tha ajo për Entertainment Weekly në Festivalin e Filmit në Kanë në maj. “Unë mendoj se ka disa filma që shpesh është më mirë të mos preken dhe të lihen, dhe më pas ndonjëherë ka surpriza të mrekullueshme në atë riinterpretim.”

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME