Sunday, October 13, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSHËNDETShëndeti/ Teknologjitë që përdorin orët inteligjente

Shëndeti/ Teknologjitë që përdorin orët inteligjente

Tekonologjia e monitorimit të shëndetit po zhvillohet gjithmonë e më shumë, sidomos pas periudhës së pandemisë.

Pajisjet tekonologjike për monitorimin e treguesve si oksigjeni në gjak dhe rrahjet e zemrës, janë gjithmonë e më të kërkuara nga konsumatorët.

Firma e shërbimeve profesionale Deloitte parashikon që këtë vit, 320 milionë pajisje të konsumatorit për shëndetin do të shiten në mbarë botën. Deri në vitin 2024, kjo shifër ka të ngjarë të arrijë në afro 440 milionë.
Orët inteligjente “Apple” së shpejti mund të jenë në gjendje të na tregojnë temperaturën e trupit, ose nëse kemi ethe.

Prodhimet e “Apple Watch Series 8” mund të na tregojnë gjithashtu simptomat e sëmundjes së Parkinsonit, pas vendimit të Administratës së Ushqimit dhe Barnave të SHBA muajin e kaluar për t’i dhënë leje të veçantë monitorimi softuerit të këtyre pajisjeve.

Ndër të tjera, orët inteligjente të “Apple” kanë të instaliar aplikacionin NightWare për personat me çrregullim të stresit post-traumatik (PTSD).

NightWare përdor sensorë në Apple Watch për të monitoruar lëvizjen e trupit dhe rrahjet e zemrës së përdoruesit kur është në gjumë.

Kur softueri zbulon se përdoruesi po përjeton një makth bazuar në analizën e tij të rrahjeve të zemrës dhe lëvizjes së trupit, pajisja dridhet butësisht për të ndërprerë ankthet pa e zgjuar përdoruesin.

Ndërsa, orët inteligjente të “Nowatch”, një kompani holandeze, përdor sensorë të teknologjisë së lartë për të monitoruar nivelet e kortizolit tuaj dhe për të parashikuar stresin.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME