Friday, December 6, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETShkelën kohën televizive, KQZ gjobit 7 televizione

Shkelën kohën televizive, KQZ gjobit 7 televizione

Komisioni qendror zgjedhor penalizoi me gjoba mediat që kanë shkelur kohën televizive kushtuar subjekteve politike që garojnë për zgjedhjet e 14 majit. “Shijak Tv” është gjobitur me 40 000 lekë për shkak të tejkalimit të kohës së lejuar televizive për njërin nga subjektet zgjedhore.

Po ashtu KQZ, duke i’u referuar raportit të publikuar nga AMA, ka vendosur dhe gjobë 5 000 lekë për 6 televizione të tjera, të cilat janë vlerësuar në probleme me kohën televizive.

‘Masë administrative me gjobë për 5 mijë lekë për mediat, Skan Gold tv, Channel 7, Tv 1 channel, Claudiana, dhe Saranda tv. Urdhërohen të gjitha OSHMA të bëjnë kompensimin e kohës me edicionet informative për efekt balancimi. Për TV vijuese urdhërohet ndërprerja e transmetimit të reklamamve politike, jashtë orarit të lejuar bëhet fjalë për “Shijak Tv”, Fax News, Syri Tv, Klan Plus, Vizion Plus dhe TV Bulqiza. OSHMA-ve thirrje për respektimin e barazisë gjinore.- tha Celibashi.

KQZ vendosi të dërgojë në KAS për sanksionim me gjobë edhe dy kryetarë Bashkish, Gledian Llatjan e Elbasanit, ndaj të cilit ishin bërë katër denoncime dhe kryetarin e Bashkisë së Belshit, Arif Tafani.

KQZ vendosi të denoncojë në Prokurori subjektet vetëdeklaruese Dedë Pali, kandidat për anëtar i Këshillit Bashkiak i Partisë Konservatore në Tiranë, Erin Gjoni, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga “Partia Social Demokrate” për Bashkinë Lezhë, Mark Nika, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, “Partia Bindja Demokratike” për Bashkinë Elbasan, Dejson Kuqja kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet” për Bashkinë Shijak dhe Qazim Bici, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet” për Bashkinë Shijak.

Pas denoncimeve të reja të paraqitura, KQZ urdhëroi heqjen e posterave pa nënshkrime mbi përgjegjësinë e subjekteve politike si dhe mbylljen e zyrave elektorale në afërsi të qendrave të votimit.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME