Friday, March 29, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSHËNDETShkenca/ Është mirë të jesh kokëfortë

Shkenca/ Është mirë të jesh kokëfortë

Pikërisht linja e tillë e karakterit na mundëson qëndrim pozitiv, qëndrueshmëri, karrierë dhe pasion, si edhe vendosmëri për mënyrën e jetës e cila do të jetë më e mira e mundshme për shëndetin tonë psikofizik

Jetëgjatësia është ajo që të gjithë e shpresojmë, mirëpo vetëm të rrallët asaj vërtet edhe ia kushtojnë mënyrën e tyre të jetës – pra duket që pikërisht aty është sekreti.

Në të vërtetë, shkencëtarët besojnë që elementi kyç i jetëgjatësisë është një cilësi karakteri të cilën zakonisht e kuptojmë si negative – kokëfortësia.

Pikërisht linja e tillë e karakterit do të ma mundësojë qëndrimin pozitiv, qëndrueshmërinë, karrierën dhe pasionin, si edhe vendosmërinë për mënyrën e jetës e cila do të jetë më e mira e mundshme për shëndetin tonë psikofizik.

Bashkë me të ndër konkluzionet e hulumtimit interesant, të cilin e kanë bërë universitetet e Romës dhe të San-Diegos, theksohet edhe se dashuria në familje dhe besimi i fuqishëm religjioz janë parakushte të mirëseardhura për jetë të gjatë dhe shëndet të mirë mendor.

Është treguar se në gjendje shumë më të mirë psikike pikërisht më të vjetrit të nëntë fshatrave nga rajoni i Italisë Jugore të vëzhguar në hulumtimin janë në gjendje shumë më të mirë sesa anëtarët e rinj të familjeve.

Udhëheqësja e hulumtimit, Ana Skelco, ka deklaruar se si ata njerëz ende punojnë në punët bujqësore dhe kanë kuptimin dhe qëllimet e jetës.

Nuk dorëzohen lehtë, janë kokëfortë dhe kanë kontroll të jashtëzakonshëm mbi jetën e tyre.

Gjatë jetës nuk kanë çarë kokën se çfarë kanë menduar të tjerët dhe u janë përshtatur ndryshimeve jetësore më mirë se të tjerët, gjë që u ka sjellë – jetëgjatësinë. 

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME