SPORT

Shorti i Champions League/ Derbi Atletico – Real, PSG – Liverpool

Pas përfundimit të fazës së Play Off, këtë të premte në Zvicër, është hedhur shorti i Champions League. Në 16 më të mirat, do të kemi përballje spektakolare.

Fati nuk ka qenë aspak me PSG, pasi në fazën tjetër do të ketë një përballje shumë të vështirë me Liverpoolin. Një tjetër finale e parakohshme, do të jetë dhe ajo mes Real Madridit dhe Atleticos, një duel që premton emocione të shumta.

Ndërkohë do të kemi dhe një derbi gjerman mes Bayernit dhe Leverkusenit, ndërkohë që Interi ka qenë disi me fat, pasi është shortuar me Feyenoordin.

Ndeshjet e para të fazës 1/8 do të luhen më 4-5 mars teksa ato të kthimit më 11-12 mars.

Çerekfinalet

Fituesja e çiftit Bayern Munich-Bayer Leverkusen do të luajë në shtëpi ndeshjen e parë çerekfinale kundër fitueses së çiftit Feyenoord-Inter. Nëse kalon më tej, Interi do ta luajë ndeshjen e kthimit çerekfinale në shtëpi.

Skuadra që do të luajë në shtëpi në ndeshjen e parë të gjysmëfinaleve do të jetë fituesja e çiftit PSV Eindhoven-Arsenal / Atletico Madrid-Real Madrid kundër fituesit të çiftit Paris Saint-Germain-Liverpool / Club Brugge-Aston Villa.

Ndërsa fituesja e çiftit Barcelona-Benfica / Borussia Dortmund-Lille do të luajë në shtëpi ndeshjen e parë gjysmëfinale kundër fitueses së çiftit Bayern Munich-Bayer Leverkusen / Feyenoord-Inter.

Datat e Champions League 2024/25

  • 1/8 finale: 4/5 dhe 11/12 mars 2025
  • Çerekfinalet: 8/9 dhe 15/16 prill 2025
  • Gjysmëfinalet: 29/30 prill dhe 6/7 maj 2025
  • Finalja: 31 maj 2025

Finalja e madhe do të luhet në “Allianz Arena”, Mynih, Gjermani.

Image
Image

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button