Shpërthimi/ Një nga të plagosurit me preçedent penalë, të plagosurit nisen drejt Tiranës (foto)

GJIROKASTËR/ Shpërthen në ecje automjeti tip Benz, përfundon në mes të trafikndarëses, dy të plagosur rëndë
Një automjet tip “Benz” ka shpërthyer në ecje në lagjen “18 Shtatori” në Gjirokastër, duke përfunduar në mes të trafikndarëses. Nga ngjarja kanë mbetur të plagosur rëndë dy persona, shtetasit Rigers Mela dhe Beqir Devolli, ky i fundit drejtuesi i automjetit. Të dy të plagosurit ndodhen në reanimacion, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Dyshohet paraprakisht se shpërthimi mund të jetë shkaktuar nga vendosja e një sasie lënde plasëse në automjet. Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa pritet zbardhja e plotë e saj nga grupi hetimor.
Te dy te plagosurit pritet te nisen per ne Tr

Beqir Devolli i njohur edhe me emrin Çilo , drejtuesi i mjetit ne gjendje te rende ai dyshohet te kete qene edhe objektivi.
Sasia eshte vendosur poshte sediljes se shoferit, Devolli ka qene person me precedent penal me pare ,i shpallur ne kerkim disa here nga drejtesia. Tani kishte pak kohe qe kishte dal nga burgu.
Veprat penale ,trafik klandestinesh, trafik narkotikesh. Vendosja e tritolit dyshohet per prishje pazaresh ose borxhe te vjetra per shkak te implikimit ne keto vepra penale.









